AKTUALITET

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë “kampione” e abuzimit, 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Korrik 2026, 17:51

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë

Një duzinë punonjësish të Bashkisë së Vlorës janë gjetur me shkelje të rënda nga institucionet kontrolluese, duke faktuar atë që flitet e përflitet për vite me radhë, ku ndërmarrjet në atë qytet janë thjesht sa për sy e faqe dhe për abuzime me detyrën. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Agjencia e Prokurimit Publik kanë gjetur shkelje në 64 tendera të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Vlorë, teksa “lajm” do të ishte nëse kjo ndërmarrja ka bërë ose jo ndonjë tender me procedurë të rregullt.

Përgjegjësia ndaj dy kryebashkiakëve të fundit, Ermal Dredha dhe Bruna Mersini, ku i pari dha dorëheqjen pasi kryeministri Edi Rama i shkuli disa herë “veshin”, ndërkohë që e dyta bëri një sakrificë, duke lënë postin e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Vlorës për t’u katapultuar në krye të bashkisë. Por, të dy kanë përgjegjësi direkte dhe indirekte, pasi me veprimet dhe mos veprimet e tyre, ndërmarrja që duhet të ishte pararojë e punëve në atë qytet, është kthyer në një institucion që abuzon rëndë me detyrën.

Në dokumentet që ka hulumtuar Vox News duket qartë abuzimi i kësaj ndërmarrje pasi pjesa më e madhe e punonjësve dhe ish punonjësve janë gjetur me shkelje, ndërkohë që është kërkuar masë për plot 45 të tillë. Ajo që bie erë në gjithë këtë situatë është fakti se asnjë prej 45 punonjësish ende nuk është proceduar ndaluar apo arrestuar për abuzime me detyrën, pasi dëmi financiar është tepër i lartë për të mos përmendur edhe dëmin ndaj qytetarëve të thjeshtë, të cilët nuk kanë marrë shërbim nga kjo ndërmarrje.

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë

Disa anëtarë të këshillit Bashkiak të Vlorës, por edhe vetë kryeministri Edi Rama, ka kritikuar disa herë punët që bëhen shkel e shko në atë qytet, ku ndërmarrja që duhet të ishte në krah të qytetarëve, duke se është në krahun e abuzimit, qoftë me tenderat apo me punët publike, ku mjafton që të përmendesh rastin e zjarrit në fushën e mbetjeve për të faktuar më së miri abuzimin. Asnjë punonjës apo drejtues i Bashkisë së Vlorës nuk ka marrë masa për atë katastrofë mjedisore që ndodh vit për vit në atë qytet, ndërkohë që Ndërmarrja Publike vetëm sa bën tendera për t’a mbuluar me dhe’.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, KLSH dhe APP kanë gjetur shkelje në plot 64 procedura ose tendera të zhvilluar nga kjo ndërmarrje. Janë 18 procedura të hapura, 17 të hapura të thjeshtëzuara 29 procedura prokurimi me vlerë të vogël që janë gjetur me shkelje. Lista vijon me 44 kontrata publike furnizimi me probleme, 17 kontrata publike për punë dhe 3 kontrata publike për shërbime.

Pra, të gjitha procedurat e zhvilluara nga ai institucion kanë pasur parregullsi, për të mos thënë paracaktime dhe abuzime të mëdha, të cilat fare mirë mund të prodhojnë një dosje të mirëfilltë penale, qoftë për Prokurorinë e Vlorës, apo nëse janë të përfshirë edhe kryetarët e bashkive, hetime të mundshme nga Prokuroria e Posaçme.

“Autoriteti kontraktor nuk ka vepruar në përputhje ligjin e prokurimit publik, lidhur me përllogaritjen e fondit limit, në procedurat e prokurimit të audituara. Ky autoritet nuk ka vepruar lidhur me hartimin dhe argumentimin e specifikimeve teknike, në procedurat e prokurimit të audituara”, janë dy nga shkeljet, pra është bërë gabim përllogaritja e fondit limit dhe janë hartuar në mënyrë të gabuar dokumentet e tenderit.

Një tjetër shkelje e kësaj ndërmarrje ka të bëjë me parregullsi dhe abuzime lidhur me hartimin dhe argumentimin e kritereve të veçanta të kualifikimit, në procedura prokurimi të audituara. E fundit, ka të bëjë se Ndërmarrja nuk ka vepruar lidhur me vlerësimin e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, në procedura prokurimi të audituara. Duket se abuzimet janë të mëdha, me një dëm të konsiderueshëm, ku në fund APP dhe KLSH kanë marrë masa disiplinore ndaj 7 personave dhe të dënojë me gjobë 38 persona, të evidentuar përgjegjës për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim./Voxnews.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan