Ndërroi jetë në hotel, shpërthen motra e 19-vjeçares ndaj komenteve për veshjen dhe buzët e bëra

Një apel i fortë për respekt dhe seriozitet bëri motra e 19-vjeçares Myrto nga Kefalonia, e cila humbi jetën tragjikisht, gjatë një ndërhyrjeje në një emision grek të enjten në mesditë. Gruaja u kërkoi qytetarëve të ndalojnë komentet në rrjetet sociale për pamjen e vajzës – si mënyra e veshjes apo nëse kishte bërë ndërhyrje estetike – dhe të fokusohen te thelbi i ngjarjes: humbja e një jete të re.
“Nuk e di dosjen hetimore dhe nuk mund të akuzoj, por ka ndodhur një krim, një gabim, një situatë e rëndë,” u shpreh ajo, duke shtuar me indinjatë: “Problemi juaj është të komentoni nëse kjo vajzë kishte buzë të bëra apo si vishej; apo fakti që një njeri u la dhe vdiq?”
E prekur emocionalisht, ajo iu drejtua veçanërisht komunitetit lokal në Kefalonia, duke kërkuar respekt për viktimën dhe familjen: “Ju lutem, tregoni respekt, nëse jo për ngjarjen, të paktën për pasojën e saj. Një vajzë 19-vjeçare humbi jetën.”
Ajo kritikoi ashpër kulturën e komenteve në rrjetet sociale, duke theksuar se shumë njerëz shmangin thelbin e problemeve për të marrë vëmendje: “Jemi fokusuar në gjëra të parëndësishme, ndërsa duhet të shohim çfarë po ndodh realisht – si trajtohen njerëzit dhe fëmijët tanë.”
Në fund, ajo bëri një thirrje të drejtpërdrejtë: “Ndaloni baltosjen. Shikoni çfarë i ndodhi kësaj vajze, jo si dukej apo si vishej.”
Pak më vonë, motra e 19-vjeçares Myrto foli edhe në edicionin informativ të televizionit Alpha, ku kërkoi që përgjegjësit për vdekjen e vajzës së re të mbajnë përgjegjësi. “Fajtorët duhet të paguajnë”, theksoi ajo me vendosmëri, duke kërkuar drejtësi për humbjen tragjike të motrës së saj. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Investime çdo vit dhe asfalt për fasadë, Durrësi me rrugë të shkatërruara

E reja shqiptare bisedoi me një burrë 66-vjeçar pak para se të ndërronte jetë. Zbardhen mesazhet pasi i dërgoi 220 euro

Dy telefonata të rreme alarmojnë Policinë e Tiranës

E huaja braktis fëmijën e mitur në një spital në Tiranë, policia vihet në kërkim të saj

Denoncimi/ Majmuni te Gjiri i Lalëzit në kafazin mes mbeturinave dhe pa ujë





