Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku
AKTUALITET

Ndërron jetë nëna e Ardian Çapjas, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon leje të lërë qelinë

P
Piranjat 9 August 2026, 17:53 · 2 min lexim
Ndërron jetë nëna e Ardian Çapjas, i dënuari me

TIRANË- I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, ka kërkuar leje nga burgu për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Mësohet se, kërkesa e tij ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nga autoritetet kompetente. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve po bashkëpunojnë për të hartuar një plan të rreptë sigurie. Ky plan synon të garantojë mbrojtjen dhe kontrollin e plotë gjatë mundësisë së lëvizjes së tij drejt Elbasanit.

Atentatet ndaj Çapjas

Atentati i parë ndaj tij ndodhi në dhjetor të vitit 2017, kur Çapja i shpëtoi breshërisë së automatikut nga persona ende të paidentifikuar që e ruanin prej kohësh dhe tentuan ta eliminonin. Autorët dinin me saktësi orën kur 55-vjeçari hynte dhe dilte nga banesa e tij dhe e qëlluan kur doli tek dera. Çapja dëgjoi të shtënat dhe u rifut me shpejtësi në banesë duke mundur t’i shpëtojë atentatit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në 6 gusht të 2017-ës, në makinën e tij vendosën një bombë. Por Çapja ia doli që të shpëtonte edhe kësaj herë, pasi predha nuk shpërtheu. Ndërsa atentati i tretë ndaj Çapja ndodhi më mëngjesin e 8 qeshorit. Një ‘hitman’ piketoi kokën e Çapjas me snajepr por nuk ia doli sot…as këtë herë. Ajo që bënte akoma më shumë përshtypje në këtë rast është se vetë familja Çapja, nuk e pranononte se bëhej fjalë për një attentat, duke ‘kyçur’ gojën dhe duke mos dhënë asnjë lloj informacioni.

Emri i Çapjas është lakuar edhe për lidhje me kryeministrin Edi Rama. Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi pak kohë më parë një foto tijën së bashku me kryeministrin Edi Rama. Në vitin 2020, Çapjas, i shkoi edhe formulari për vetëdeklarimin nga OFL-ja, ku shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura për motive hakmarrjeje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.