EMRAT/ Ndërtimet pa leje, pezullohet i gjithë zinxhiri komandues në komisariatin e Himarës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra katër punonjës të Komisariatit të Policisë Himarë, pas konstatimit të një ndërtimi 5-katësh pa leje në Qeparo. Në hetim disiplinor janë vënë ish-shefi i Komisariatit të Himarës dhe tre punonjës të tjerë, të cilët kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur nisi ndërtimi i objektit.
Sipas policisë, objekti me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë ka nisur të ndërtohet në dhjetor 2025, ndërsa nga Komisariati i Himarës nuk janë marrë masa për ndalimin e punimeve dhe ndjekjen ligjore të rastit. Për ndërtimin pa leje është arrestuar pronari, L. B., banues në Laç, ndërsa tre punonjës të IMT-së Himarë janë shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre”. Policia e Shtetit deklaron se do të ndëshkojë dhe largojë nga radhët e saj çdo punonjës që shkel ligjin, abuzon me detyrën ose cenon besimin e qytetarëve.
Njoftimi:
Policia e Shtetit/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pezullon nga detyra gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo, Himarë
Në vijim të masave të marra për evidentimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, konkretisht:
- Nënkomisar Ferit Merkaj, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Vlorë;
- Komisar Emiljano Prenga, ish-Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Divjakë;
- Nënkomisar Klodjan Petani, ish-Specialist për Hetimin e Krimit, Zona Policore nr. 1, aktualisht Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë;
- Inspektor Redin Çaushaj, me detyrë Ndihmës/Specialist SPZ, Zona Policore nr. 1, në Komisariatin e Policisë Himarë, zonë në të cilën u konstatua ndërtimi pa leje.
Pezullimi i menjëhershëm i tyre dhe nisja e hetimit disiplinor u bë pasi, në vendin e quajtur “Sugë”, Qeparo, Himarë, u konstatua se shtetasi L. B., banues në Laç, kishte ndërtuar një objekt me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë, pa lejen e organeve kompetente.
Lexo edhe
AKTUALITET
“E ndoqa me vrap dhe e qëllova"/ Zbardhet dëshmia e plotë e Krisjan Sterjos: I thashë mos ngacmonte shoqen time, më shau

Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara

Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik

Jetonte me nënën dhe motrën me qira, ja kush është 32-vjeçari që humbi jetën sot në Liqenin e Pogradecit

ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër: Nyja e re do të ndërtohet në një fazë të dytë





