Ndërsa Kryeministri Edi Rama e cilëson “përbaltje” lidhjen e ndërtimit me pastrimin e parave, raportet ndërkombëtare dhe institucionet shqiptare e rendisin sektorin si një nga më të ekspozuarit ndaj parave me origjinë të dyshimtë.
Vitet e fundit, sektori i ndërtimit është shndërruar në një nga motorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, i reflektuar në shtimin e ndjeshëm të kullave në kryeqytet.
Megjithatë, përtej transformimit të shpejtë urban dhe rritjes së investimeve, prej kohësh ky sektor shoqërohet me pikëpyetje mbi burimin e kapitalit që financon këtë bum ndërtimesh.
Mirëpo, Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë me tone të ashpra akuzat që lidhin sektorin e ndërtimit me pastrimin e parave, duke i cilësuar ato si “fantazi” dhe si një përpjekje të qëllimshme për të përbaltur vendin dhe industrinë e ndërtimit.
“Përbaltja e jashtëzakonshme që i bëhet kësaj industrie për të përbaltur Shqipërinë në fakt, disa që bëjnë si investigatorë kur ekspozojnë nëpër ekrane pamjet e Tiranës që është një qytet europian kur e shikon ato pamje i mbulojnë me llumin e fantazive të akuzave, ja ku pastrohen paratë e Europës. U pastrokan në Shqipëri, në Tiranë paratë e Europës”, deklaroi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës të ndërtimit në Tiranë.
Por përtej retorikës politike, një sërë raportesh ndërkombëtare dhe vendase flasin për përdorimin e pasurive të paluajtshme dhe projekteve të ndërtimit si kanale për integrimin e parave me origjinë të dyshimtë në ekonomi.
DASH
Në Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve 2025, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se “kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit… dhe zhvillimit të bizneseve”
DASH e lidh këtë fenomen me trafikun e drogës, të qenieve njerëzore, korrupsionin dhe evazionin fiskal, ndërsa nënvizon se ekonomia e bazuar në cash dhe dobësitë në zbatimin e ligjit krijojnë terren të favorshëm për pastrim parash.
SPAK
Në mënyrë të ngjashme, raporti vjetor i SPAK për vitin 2025 nxjerr në pah një model të konsoliduar të pastrimit të parave përmes bizneseve formalisht të ligjshme.
“Tipare të përsëritura… përfshijnë përdorimin e subjekteve… si subjekte ndërtimi… për qarkullimin dhe riciklimin e fondeve”, thuhet në raport.
Sipas SPAK, faza përmbyllëse e kësaj skeme është investimi në pasuri të paluajtshme, që synon integrimin e të ardhurave kriminale në ekonomi.
Agjencia e Inteligjencës Financiare
Edhe institucionet shqiptare që monitorojnë flukset financiare ngrejnë shqetësime të ngjashme. Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar si tregues të aktivitetit të dyshimtë investimet në prona me vlera të larta dhe burim të paqartë fondesh, si dhe transferta ndërkombëtare të pajustifikuara me dokumentacion.
Institucioni thekson se këto sinjale lidhen shpesh me përpjekje për të maskuar origjinën reale të parave dhe për t’i integruar ato në ekonominë formale përmes sektorëve me qarkullim të lartë kapitali, si pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi.
Friedrich Ebert
Këto gjetje përforcohen edhe nga studimet e pavarura. Një analizë e publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në vitin 2025 hedh dritë mbi përmasat e fenomenit në sektorin e ndërtimit. Sipas studimit, gjatë viteve 2015–2024 janë dhënë leje ndërtimi me një vlerë tregu prej rreth 16.2 miliardë eurosh, por vetëm 7.1 miliardë euro identifikohen si të financuara nga burime të ligjshme, si kredi bankare dhe investime të huaja direkte.
Diferenca prej mbi 9 miliardë eurosh mbetet pa një burim të qartë. Edhe pse autorët e studimit pranojnë se një pjesë e kësaj vlere mund të lidhet me faktorë të tjerë, si kursime apo sipërfaqe të pashitura, ata theksojnë se ky hendek përbën një tregues serioz për praninë e burimeve të paligjshme në sektor.
Përfundim
Nuk ka prova që i gjithë sektori është i përfshirë në aktivitete kriminale, por ekspozimi ndaj pastrimit të parave është i lartë dhe i dokumentuar. Prandaj, deklarata e Ramës se lidhja e ndërtimit me pastrimin e parave është “përbaltje” dhe “fantazi akuzash”, kategorizohet si gjysmë e vërtetë.
Debati mbi ndërtimin në Shqipëri mbetet kështu i hapur mes dy narrativave, njëra që e sheh atë si simbol të zhvillimit dhe modernizimit, dhe pala tjetër që paralajmëron mbi rreziqet që vijnë nga mungesa e transparencës mbi burimin e kapitalit.
Mes këtyre dy qëndrimeve, faktet e paraqitura nga raportet ndërkombëtare dhe institucionale tregojnë se suksesi i dukshëm i betonit shoqërohet me një hije të fortë dyshimi, që kërkon transparencë më të madhe dhe hetim të vazhdueshëm të burimeve financiare në sektor./Faktoje/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Prill19:56
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shefi i zjarrfikëses: Godina është djegur nga kati i parë te i fundit
Shefi i zjarrfikësve, Arben Cara ka folur për mediat lidhur me zjarrin e përmasave të mëdha që ka përfshirë kompleksin &...
AKTUALITET
14 Prill19:40
Zbulohet shkaku, ja si nisi zjarri në kompleksin e pallateve pranë QSUT
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një kompleks pallatesh pranë QSUT në Tiranë, duke vënë n...
AKTUALITET
14 Prill19:33
Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe para 5 vitesh. Shkon në 7 numri i të lënduarve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat pranë QSUT, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje intensive t&e...
AKTUALITET
14 Prill19:10
Përkeqësohet situata, zjarri përhapet në pallatet e tjera të Kompleksit pranë QSUT-së
Përkeqësohet situata, zjarri përhapet në pallatet e tjera të Kompleksit pranë QSUT-së,
Sic shihet nga pamjet, flakët ka...
AKTUALITET
14 Prill18:50
Kreu i SPAK, Klodian Braho dhe 2 prokurorë, vizitë disaditore në SHBA - Zbardhet arsyeja
Kreu i SPAK Klodjan Braho dhe dy shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar Dorina Bejko dhe Vladimir Mara ndodhen në...
AKTUALITET
14 Prill18:35
VIDEO/ Zjarri masiv tek pallatet e Armando Lilos, një helikopter në ndihmë për të shuar flakët
Një helikopter me ujë ka mbërritur në ndihmë për të shuar flakët në pallatin pranë ‘Farmacis...
AKTUALITET
14 Prill18:27
Zjarri “përpiu” pallatin, forcat RENEA i bashkohen aksionit për evakuimin e banorëve
Aksionit për evakuimin e banorëve nga pallati te ‘Farmacia 10’ në Tiranë, i cili u përfshi nga flakët, i janë bas...
AKTUALITET
14 Prill18:19
Shpëtohet një tjetër grua te pallati pranë QSUT, situata kritike
Vijojnë flakët e zjarrit në një prej godinave të kompleksit të pallateve përballë QSUT.
Sakaq, forcat zjarrfikëse ...
AKTUALITET
14 Prill18:16
Zjarri masiv në pallat, zjarrfikës dhe qytetarë përfundojnë në urgjencë
Tre qytetarë dhe 2 zjarrfikës janë paraqitur në urgjencën e QSUT me shenja të asfiksisë pas zjarrit masiv që ra në ...
AKTUALITET
14 Prill18:15
Zjarri në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë/ QSUT, Urgjenca dhe Djegia Plastike në gatishmëri për personat e lënduar
Situata me flakët në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar. Flakët kanë...