AKTUALITET

Ndërtimi pa leje në hotel “Oasis” të Alqi Papës, Prokuroria zbardh detajet: Sekuestruam sipërfaqen, nën hetim pronari!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 14:19
Ndërtimi pa leje në hotel “Oasis” të Alqi Papës,

Prokuroria e Sarandës zbardh detaje nga sekuestrimi i hotelit 6-katësh “Oasis” në bregdetin jugor të vendit.

Objekti është në pronësi të Alqi Papës dhe klasifikohet si ndërtim pa leje.

Në një njoftim zyrtar ditën e sotme (13 maj), Prokuroria konfirmoi sekuestron preventive me vendim Gjykate dhe shpjegoi se regjistrimi me dokumente ishte tokë, truall, por aty u konstatua ndërtimi në mënyrë të paligjshme i objektit nga Papa, në lagjen nr. 1.

“Nga hetimet mbi pri procedimin penal nr. 116 të vitit 2026, regjistruar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal, nga shqyrtimi i punimeve të konstatuara në terren, të cilat konsistojnë në ngritjen e strukturës metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarine të valezuar dhe shtrese betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave, rezulton se është krijuar një volum i ri ndërtimor funksional mbi objektin ekzistues”, thuhet në dosje.

Hetimet kishin nisur më herët për shpërdorim detyre dhe ndërtim i paligjshëm dhe janë ende në proces, kurse paralelisht u vijua edhe me procesin e sekuestros preventive.

Më tej, organi i akuzës shpjegon se:

“Pavarësisht se pasuria është e regjistruar si truall në certifikatën e pronësisë, bazuar në vendimin e legalizimit rezulton se objekti ekzistues është i tipit social-ekonomik (shërbim), dhe si i tillë, edhe punimet e konstatuara lidhen funksionalisht me këtë destinacion, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal nga shtetasi A.P., i cili rezulton pronar i objektit dhe administrator i subjektit juridik”.

Njoftimi i prokurorisë së Sarandës:

“Me kërkesë të Prokurorisē Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli, shtetasi A.P. nën hetim për ndërtim pa leje

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6  kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P.

Nga hetimet mbi pri procedimin penal nr. 116 të vitit 2026, regjistruar  për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal, nga shqyrtimi i punimeve të konstatuara në terren, të cilat konsistojnë në ngritjen e strukturës metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarine t valezuar dhe shtrese betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave, rezulton se është krijuar një volum i ri ndërtimor funksional mbi objektin ekzistues.

Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025 dhe në vijim deri më 31.03.2026, datë në të cilën gjatë inspektimit të ekspertit u konstatua se objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore.

Pavarësisht se pasuria është e regjistruar si truall në certifikatën e pronësisë, bazuar në vendimin e legalizimit rezulton se objekti ekzistues është i tipit social-ekonomik (shërbim), dhe si i tillë, edhe punimet e konstatuara lidhen funksionalisht me këtë destinacion, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal nga shtetasi A.P., i cili rezulton pronar i objektit dhe administrator i subjektit juridik.

Sa më sipër, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë u vendos masa e ë sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, për sipërfaqen ndërtimore me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, të dyshuar si e ndërtuar pa lejen e organeve kompetente”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?