Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët shkrumbuan tokën e fqinjit dhe e plagosën! Arrestohet 57-vjeçari në Lushnje

Një vatër zjarri e ndezur për shkak të pakujdesisë ka përfunduar me arrestimin e një personi, dëme të mëdha materiale dhe plagosjen e një shtetasi në fshatin Lumth të Lushnjës.
Sipas informacionit zyrtar nga policia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 57 vjeç, banues në këtë fshat. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit si pasojë e përhapjes së shpejtë.
Zjarri ka depërtuar në tokën e fqinjit të tij, shtetasit A. A., duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga flakët janë shkrumbuar plotësisht një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio, si dhe baza ushqimore që pronari kishte grumbulluar për blegtorinë.
Në përpjekje e sipër për të shpëtuar pronën dhe për të shuar flakët, vetë i zoti i tokës, shtetasi A. A., ka pësuar djegie në trup. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kapet me doza kokaine në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Mëzez

VIDEO/ Banorët e fshatit Homezh në Pogradec shtrojnë rrugën me shpenzimet e tyre: Shteti na ka harruar

Tentoi të bëhej gjyqtare/ KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin

Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier

SPAK zbardh rolet në grupin kriminal ‘Revanshi’, dënohen ish-efektivi i RENEA-s dhe 4 të tjerë

‘Uji si mjet ndëshkimi’/ Vangjeli: Të rikthehet menjëherë furnizimi për qytetarin në nevojë, Arben Kalemaj

“Mos e përdorni vizën turistike për lindje”, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat: Rrezikoni





