Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës
AKTUALITET

Ndezi zjarrin që shkrumboi 400 pemë ulliri në ‘Qafën e Vidhit’, vihet në pranga 54-vjeçari në Mallakastër

P
Piranjat 4 August 2026, 10:33 · 3 min lexim
Ndezi zjarrin që shkrumboi 400 pemë ulliri në ‘Qafën e

54-vjeçari Ardian Xhafo, është arrestuar në flagrancë në Mallakastër, pasi dyshohet se ka ndezur qëlllimisht zjarrin që përfshiu një sipërfaqe me rreth 400 pemë ulliri në zonën e quajtur Qafa e Vidhit. Sipas Policisë, ai u kap pranë vatrës së zjarrit gjatë ndërhyrjes së forcave në terren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve e arrestuan për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Policia apelon që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të denoncojnë çdo rast në numrin 112.

Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi, vihet në pranga 54-vjeçari. Nga zjarri u dogjën rreth 400 pemë ulliri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit. Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. Xh., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.