Një tragjedi është shmangur së fundmi në Sheshin "Skënderbej” të Tiranës ku një makinë pa targa, e cila drejtohej nga qytetari lezhjan, Viktor Ndoka ka hyrë me shpejtësi në mes të sheshit duke u rrezikuar jetën njerëzve dhe një grupi turistësh që ishin në atë moment në vendngjarje.
Sipas gazetarit Elton Qyno, raportohet se Viktor Ndoka i cili udhëtonte me një automjet tip “Toyota Versus” pa targa, ka çarë me shpejtësi kangjellat e hekurit të vendosura në hyrje të sheshit “Skënderbej”, e ka kryer manovra të rrezikshme duke u rrezikuar jetën qytetarëve, pasditen e 5 majt.

Ndërsa mësohet se lezhjani ishte kthyer së fundmi nga Anglia, ku jetoi për 10 vite radhazi.
Po ashtu, thuhet se Ndoka ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi që në bulevardin “Zogu i I” e me të njëjtën shpejtësi është drejtuar për në sheshin “Skënderbej” nga ku është përplasur me gurët e vendosur pranë Muzeut Kombëtar.
Menjëherë sapo kanë vënë re lëvizjen e Ndokës që shkaktoi panik te qytetarët, dy efektivë të Policisë Bashkiake që ndodheshin pranë vendngjarjes kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin e mjetit.
Elton Qyno bën me dije se dy efektivët kanë qenë Arkid Rizvani dhe Rigers Kasa, të cilët vrapuan për të ndërhyrë dhe neutralizuar autorin.
Pasi makina e Ndokës u përplas me gurët, njëri nga punonjësit e policisë Bashkiake Rigers Kasa, ka mundur t’i marrë çelësin e makinës nga timoni dhe më pas ka ngritur frenat e dorës duke ndaluar kështu makinën.
Në momentin e ndalimit, lezhjani ka filluar të bërtasë me zë të lartë që ta linin të qetë duke u shprehur se ishte drejtuar për të shkuar në Ambasadën Amerikanë, me qëllim për të denoncuar kryebashkiakun e Lezhës.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penale me Nr.6342 për akuzën e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”.
Për qytetarin që rrezikoi jetët e dhjetëra personave, Viktor Ndokën, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 2 mujor.
Ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi ndaj Ndokës masën e Arrestit në burg 45 ditor.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që një makinë, pasi mesditën e 25 prillit të 2021, Arben Mema 32 vjeç, terrorizoi kryeqytetin duke u futur me makinë në mes të Sheshit Skëndërbej.
Për këtë ngjarje Gjykata e Tiranës caktoi masën "arrest me burg" për Arben Memën.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 May13:12
Denoncimi i fortë nga Roskoveci: Të fortët po na grabisin tokën me bekimin e bashkisë, policia na merr në pyetje ne
Një banor i fshatit Gjegjan të Roskovecit denoncon zaptimin e pronave në mënyrë të paligjshëm nga të ‘fort&...
AKTUALITET
8 May12:46
Era e fortë në Vlorë rrëzon pemët, bllokohet kalimi në lagjen “Kushtrimi”
Era e fortë bregdetare që ka përfshirë qytetin e Vlorës gjatë kësaj të premteje ka shkaktuar probleme në disa zon...
AKTUALITET
8 May12:41
Arsenal favorite, “OPTA” del kundër rrymës, “topçinjtë” fitojnë Champions
Arsenal-PSG do të jetë finalja e madhe e Champions League për sezonin 2025-2026. Në Budapest do të vihen përballë pa dyshim...
AKTUALITET
8 May12:36
Angli, arrestohet “Fania Beratit” ish ushtari i Talo Çelës, ishte lënë i lirë me kusht
I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli...
AKTUALITET
8 May12:10
Bordi vijon 'shown' me çmimet! Ul me 3 lekë/ litër naftën dhe 1 benzinën
Bordi i Transparencës ka vijuar talljen me shqiptarët teksa ka vendosur të ulë çmimin e naftës me 3 lekë/ litri dhe benzi...
AKTUALITET
8 May11:55
Vrasja e Rexhep Ismailit, pas konfliktit 66-vjeçari hapi zjarr me automatik, autori Lulzim Tabaku u kundërpërgjigj!
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen me armë zjarri të 66-vjeçart, Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodh...
AKTUALITET
8 May11:51
SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë këtë të premte, më 8 maj, pre...
Piranjat News
AKTUALITET
8 May11:39
FOTO/ Rruga me gropa dhe ujë, banorët e Durrësit kërkojnë ndërhyrje nga institucionet
Një banor i Durrësit, i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për problemin me rrugën në lagjen “Krist...
AKTUALITET
8 May11:14
“Shoferëve do t’u hiqet patenta përgjithmonë”! Zbardhen amendamentet e PS për ndryshimet në Kodin Rrugor
Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë...
AKTUALITET
8 May10:46
“Djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu”, detaje të reja nga vrasja e biznesmenit
Sherri në të cilin mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili në lokalin e karburantit të tij në Sarandë, nuk e përf...