Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

“Ndodhi në gjaknxehtësi e sipër”/ Vrau me çekiç gruan në Greqi, ja çfarë deklaroi shqiptari në gjyq

P
Piranjat22 April 2026, 16:50 · 2 min lexim
“Ndodhi në gjaknxehtësi e sipër”/ Vrau me

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç të shoqen dhe e fshehur trupi në papafingo, ngjarje e ndodhur në Greqi në nëntor të 2024.

I pandehuri e mohon akuzën, duke pretenduar se ishte i tërbuar dhe u kërkoi falje fëmijëve të tij dhe familjes së gruas së tij.

Nëna e viktimës dëshmoi se e bija punonte shumë sepse burri i saj nuk sillte para në shtëpi, ndërsa seanca e radhës e gjyqit do të mbahet muajin tjetër.

Kastriot Cenko, para togave të zeza tha se ishte në gjendje të rënduar kur e ka kryer krimin.

“Isha në gjendje të tërbuar, nuk isha në një gjendje të qetë mendore siç thotë aktakuza, nuk kishte paramendim. Gjithçka ndodhi në atë moment. Dua t’u kërkoj falje të thellë fëmijëve të mi që i privova nga nëna e tyre dhe një falje të thellë familjes së saj”, tha ai.

Dëshmi ka dhënë edhe nëna  e Albës së ndjerë.

“I pandehuri më kishte telefonuar dhe ishte bërë sikur ishte i shqetësuar për vajzën time. Më tha se kishte marrë valixhen dhe ishte larguar. Pyesja veten nëse ajo ishte larguar vërtet për në Shqipëri. E pyeta nipin tim ‘ku është nëna jote’ dhe ai më tha ‘Nuk e di’”, tha ajo.

“Nuk duhej të kishte arritur deri këtu. Vajza ime më thoshte se ishte e trishtuar, se punonte shumë dhe se po bënte tre punë sepse ai nuk po sillte para në shtëpi. Ajo më kishte thënë se nuk po kalonte mirë në shtëpi, por jo se kishte ndërmend të braktiste burrin dhe fëmijët e saj”, tha ajo me lot në sy.

“Nuk dua që t’i bëjnë asgjë, dua që ai të ma kthejë vajzën. A mundem?”, tha ajo në ngashërim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.