Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese
AKTUALITET

"Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza"/ Si u rikthye në vëmendje videoja e autorit të dyshuar të vrasjes në Korçë me këngën fatale në sfond

P
Piranjat 9 August 2026, 18:19 · 2 min lexim
"Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza"/

TIRANË- Një video e vjetër e publikuar në rrjetet sociale është rikthyer në vëmendje pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, ngjarje për të cilën Kristjan Sterjo u arrestua si autor i dyshuar.

Në pamjet e publikuara më herët, Sterjo shfaqet duke dalë nga një institucioni i sigurisë pas një arrestimi të mëparshëm për plagosje me thikë, ndërsa miqtë e tij e prisnin jashtë duke e filmuar me telefon.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje dhe ka habitur publikun është fakti se në sfondin e videos dëgjohet një këngë me vargjet profetike, “Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.” Pamjet dhe fotot nga përditshmëria e tyre u shpërndanë gjerësisht në profilet sociale të rrethit të tij shoqëror, duke dokumentuar momentin e daljes nga institucioni i sigurisë.

Megjithatë, situata ka marrë një kthesë tragjike pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e së shtunës. Kristjan Sterjo u vu në pranga nga Policia vetëm pak orë pasi u identifikua si personi i dyshuar kryesor për vrasjen e të riut Joan Zuko.

Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, krimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes dy të rinjve, i cili degradoi në përdorimin e dhunës fatale. Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e vërtetë që çuan në këtë ngjarje të rëndë që tronditi qytetin e Korçës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.