Ndotet Shishtaveci! Mungesa e koshave dhe pastrimit përkeqëson situatën në zonën turistike

Shishtaveci, një nga perlat turistike të veriut të vendit, po përballet sot me një realitet krejt ndryshe.
Në vend të peizazheve të pastra që tërheqin vizitorë, zona është përfshirë nga ndotja e mbeturinave urbane, të shpërndara në shumë hapësira.
Situata rëndohet edhe më tej nga mungesa e koshave të mbeturinave dhe shërbimit të rregullt të pastrimit, duke e lënë zonën pa asnjë menaxhim bazë të mbetjeve.
Një tjetër problem shqetësues mbetet infrastruktura. Sipas kryetarit të fshatit Shishtavec, Mehmet Bala, rruga hyrëse e zonës, edhe pse ka pasur ndërhyrje, është dëmtuar dhe vështirëson lëvizjen.
Shishtaveci mban një peshë të rëndësishme në turizmin e Kukësit, por pa ndërhyrje konkrete, ndotja dhe problemet infrastrukturore rrezikojnë seriozisht të ardhmen e tij si destinacion turistik.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri në kompleksin e Armando Lilos/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

Digjet një makinë, flakët prekin edhe dy të tjera të parkuara pranë! Detajet e para

Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

Shpërthimi i naftës më 1977, premtimi i Mehmet Shehut dhe iluzioni i pasurisë! Ngjarja që tronditi pushtetin në Marinzë

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Deri në vitin 2030, rreth 20% e rrugëve shqiptare do jenë me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP

Mos harroni çadrat, kushte atmosferike të paqëndrueshme! Ja parashikimi i motit për sot

Ç’po ndodh në Tiranë? Persona të dyshimtë tentojnë të rrëmbejnë fëmijët





