Ndotja e ajrit po përkeqësohet/ Eksperti: Cilësia e ajrit mbi normat e lejuara në disa qytete

Cilësia e ajrit po përkeqësohet. Një studim i kryer në gjashtë qytete të vendit tregon se nivelet e ndotjes po kalojnë gjithnjë e më shpesh normat e lejuara. Trafiku dhe industria renditen ndër faktorët kryesorë të kësaj situate.
Ndotja e ajrit nuk është më një problem vetëm i Tiranës. Një studim i realizuar në gjashtë qytete të vendit tregon se edhe zona të tjera po përballen me rritje të niveleve të ndotjes. Ekspertët thonë se trafiku i automjeteve dhe aktiviteti industrial janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në cilësinë e ajrit.
Ndotja e ajrit vijon të mbetet një shqetësim për qytetet shqiptare. Sipas një studimi të realizuar në gjashtë qytete të vendit, cilësia e ajrit nuk është përmirësuar, por ka shfaqur një përkeqësim të lehtë, duke kaluar më shpesh mbi normat e lejuara.
Eksperti i planifikimit të territorit dhe mjedisit, Imeldi Sokoli, thotë se problemi nuk është më i përqendruar vetëm në Tiranë, por po prek gjithnjë e më shumë edhe qytete të tjera.
Sipas ekspertit, rezultatet tregojnë se në shumicën e këtyre qyteteve vlerat e ndotjes janë gjithnjë e më shpesh mbi kufijtë e lejuar.
Ky studimi synon të krijojë një panoramë më të qartë të cilësisë së ajrit në vend, në një kohë kur të dhënat e detajuara për ndotjen nuk janë gjithmonë të aksesueshme për publikun.
Lexo edhe
AKTUALITET
Asgjësohen 1121 bimë Cannabis Sativa, në pranga dy persona

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pas disa orësh kërkime, shpëtohen dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës

Përfshihet nga flakët një magazinë, flakët prekin edhe banesën dykatëshe e cila ishte ngjitur të

Aksident/ Makina përplas një vajzë teksa kalonte vizat e bardha dhe largohet nga vendngjarja





