Ndotje në bregdetin e Borshit dhe Qeparos, pushuesit denoncojnë mbetje nafte në det

Pushuesit në jug të Shqipërisë kanë ngritur alarmin për ndotjen e detit në zonat turistike të Borshit dhe Qeparos.
Sipas denoncimeve në sipërfaqen e ujit lundrojnë copa të zeza dhe mbetje që ngjajnë me vaj motorik, të cilat ngjiten në trup dhe rroba, duke lënë njolla të vështira për t’u pastruar.
“Ka dy ditë që nuk po lahemi në det, pasi është shumë i ndotur. Deti është mbushur me copa të zeza”, shprehet një pushues në Borsh.
Një tjetër shton se rrobat e tyre janë bërë me vaj, ndërsa mbetjet lundrojnë mbi ujë duke e bërë të pamundur shfrytëzimin e plazhit.
Denoncimet e mbërritura theksojnë se situata është e përhapur në të gjithë bregdetin, duke prishur pushimet e turistëve.
“Na u prishën rrobat, çadrat, shapkat, dyshekët, u bëmë zhul”, shkruan një qytetar. Një tjetër apelon: “Ju lutem publikojeni sepse po na prishen pushimet, është i gjithë bregdeti, s’po dimë ku të qëndrojmë”.
Pushuesit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të identifikuar shkakun e ndotjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Hetimet/ U ndalua si i dyshuar për zjarrin në Krujë, lirohet 74-vjeçari

Arrestohet në Durrës suedezi që qarkullonte në plazh me pistoletë

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

25-vjeçari shqiptar akuzohet nga balerina e klubit të natës në Milano: Më hodhi drogë në pije dhe më detyroi të kryeja marrëdhënie me të...

Denoncimi i banorëve të Nishtullës: Po na mbyt tymi i mbetjeve prej 5 vitesh, askush nuk merr masa





