Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

P
Piranjat29 June 2026, 00:05 · 3 min lexim
Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2

I pranishëm në shesh, në ditën e 29-të të protestës qytetare ishte publicisti i njohur Ndriçim Kulla i cili u bashkua protestuesve për të prezantuar librin e tij më të fundit, “Tirania e buzëqeshjes”, një analizë e thelluar mbi atë që ai e cilëson si diktatura e Edi Ramës.

Mes të tjerash ai u shpreh se, Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet, ndërsa ne e po e mbajmë 16 vjet.

“Jam këtu jo vetëm si qytetar. Edhe si një intelektual. Dëshiroj që zemërimin tuaj ta përziejmë edhe pak me kulturë se shikoj një defekt të madh. Kultura të ndriçon mendjen. Nëse do ishim të kulturuar nuk do kishim arritur një ngërç të tillë. Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet. Ne po e mbajmë 16 vjet. Kam bërë një libër kush jemi shqiptarët. Në këto momente kam qenë i dëshpëruar mendoja të rishkruaja librin. Kjo protestë na ka dhënë shpresë të gjithëve. Na ka ushqyer me optimizëm, e quaj revolucion. Pa shtuar asgjë. Si parathënie ju bëj thirrje politikanëve të meditojnë mbi këtë revolucion. Ti vënë gishtin kokës dhe të nxjerrin mësime nga tragjeditë që na kanë krijuar.

Kam ardhur me një dhuratë. Kam medituar gjatë mbi qeverisjen e Ramës dhe kam bërë një libër e quaj diktator, me arsyetim, literaturë me psiqitri, me psikologji me shkencë me një fjalë. Që ky është një nga prurjet më shkatërruese që i ka ardhur kombit shqiptar. Ai është spektakolar, e kam quajtur Djalli, Makbethi që jeton me pushtetin. Libri im, “Tirania e buzëqeshjes”. Diktatorët si Edi Rama, tipik nuk kanë ardhur me tanke, dhunë represione kanë ardhur me spektakël buzëqeshje me skena, me premtime me batuta. Por gjithmonë nuk kanë ardhur me ide institucionesh. Kanë ardhur me ide pushteti. Në libër do gjeni një analizë të Edi Ramës. Dua tju bëj thirrje këtë protestë nuk do e lëshoni, derisa të rrëzohet Edi Rama. Përpara!”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.