Ndryshim në Ministrinë e Mbrojtjes, Pranvera Skana merr detyrën e zv.ministres

Pranvera Skana është emëruar Zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes, duke iu bashkuar strukturës drejtuese të institucionit.
Sipas njoftimit nga vetë Ministria, në këtë detyrë ajo do të angazhohet në çështje që lidhen me komunikimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në koordinimin me aktorë të ndryshëm institucionalë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministria e Mbrojtjes shkruan “Pranvera Skana bëhet pjesë e skuadrës së Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo do të shërbejë si Zëvendësministre në këtë kapitull të ri pune dhe zhvillimi, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e komunikimit për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë. Me përvojën dhe angazhimin e saj të mëparshëm në misionin tonë në Londër, Pranvera pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të institucioneve tona, në përballimin e sfidave dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe mekanizmave të emergjencave civile”.
Lexo edhe
AKTUALITET
BIRN: Korrupsioni e ka vrarë ekonominë, rasti AKSHI dhe çështja “Balluku” e tregojnë dukshëm se korrupsioni është sistemik

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditë me diell, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

Dështon gara për portin e ri të Porto Romanos, anulohet zyrtarisht tenderi

SKANDAL/ Rama me paranoja! Dy qytetarë mbahen në komisariatin e Lezhës derisa mbaron kryeministri takimin

EMRAT/ U kapën me drogë në Itali, gjykata vendos për dy kushërinjtë shqiptarë

Dy të penduar ballafaqohen në gjyq: I kam dërguar Dumanit 60-70 mijë euro për vrasjen e…

EMRI/ I riu shqiptar denoncon kushtet skandaloze në burgun grek





