Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Vihet në pranga 26-vjeçari nga Kavaja, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 26-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Blutë bëjnë me dije se ndaj Spartak Berishës, Gjykata e Breshias ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”,
Për këtë vepër penale, ndaj të riut parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim. Nga hetimet rezulton se 26-vjeçari, si pjesëtar i një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe nga disa shtetas italianë, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të kësaj organizate, ka trafikuar lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në disa zona të Italisë. Sakaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 26-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”. Si rezultat i këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë, lokalizuan në Kavajë dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin:
Spartak Berisha, 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Për këtë vepër penale parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim.
Nga hetimet rezulton se 26-vjeçari, si pjesëtar i një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe nga disa shtetas italianë, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të kësaj organizate, ka trafikuar lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në disa zona të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kapet “Djalli” i drogës/ Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika, SHBA kërkonte ekstradimin

Zbardhet dinamika e krimit të trefishtë në Roskovec: Refit Buzi iu shkoi me çifte në shtëpi familjes Plaka, çifti sa ishte bërë gati për ...

KLSH zbuloi dëmet financiare të Pirro Vengu, mungojnë 8 milionë euro

FOTO/ Kush është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-i fejuari i vajzës, i akuzonte se nuk i kthenin paratë

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin





