Në kërkim nga SPAK/ Kush është Mir Pepa, “Kazanova” që qëlloi me armë në mes të koncertit të ‘Cinco-s’

Biznesmeni Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa, u shpall në kërkim nga SPAK mëngjesin e kësaj të mërkure në kuadër të një operacioni antidrogë.
Sipias raportimeve, bashkë me Pepën janë lëshuar edhe 10 urdhër arreste të tjera për persona që dyshohen si të implikuar në veprimtari kriminale.
Mir Pepa është një personazh me precedent të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim më herët pas një sherri me armë në një koncert.
Prej janarit 2025, Mir Pepa rezulton në kërkim nga Policia e Tiranës pas ka qëlluar me armë zjarri në Parkun Olimpik në një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve.
Pas një sherri, Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në mes të koncertit, i cili ishte i mbushur plot me të rinj që po festonin natën e ndërrimit të viteve dhe më pas u largua.
Në momentin e të shtënave, në skenë po performonte reperi Stresi, dhe priteshin edhe emra të tjerë të njohur të estradës shqiptare, si Dafina Zeqiri. Koncerti mbahej në sallën e Parkut Olimpik në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë dhe ishte marrë me qira nga Cinco Cavalli Group.
Emri i Mir Pepës është lakuar edhe në konfliktin e motrave Berisha të cilat dhunuan blogeren Klea Prenga, pasi përflitet si ish-partneri i Marinela Berishës.
“Kazanova” Mir Pepa qëllon me armë zjarri brenda “Cinco Cavalli-t”, shpallet në kërkim
Lexo edhe
AKTUALITET
Djegia e pallatit në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

“Nuk kemi ujë”, banorët e Kodrës Yzberisht: UKT nuk rregullon tubin e çarë!

Lezhë/ Ndotje pranë lumit Mat, dy persona arrestohen pasi dogjën sasi të mëdha kabllosh dhe gomash

Gjykata sekuestron llogaritë bankare të shtatë kompanive, mes tyre “Olt Flor”, “Olti Group”, si dhe të shoqërive “Albavia”

Zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin në Tiranë/ Zbardhet bilanci: 30 apartamente të djegura





