Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

Nexhmedin Danaj, pronari i “Vlora Cable”, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për pastrim parash dhe trafik droge. Danaj dyshohet se ka pasur një rol në lëvizjen dhe pastrimin e parave që dyshohet se rridhnin nga trafiku i kokainës. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, paratë dyshohet se janë lëvizur edhe drejt Dubait përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emri i Nexhmedin Danajt doli në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane kundër grupeve të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Në kuadër të këtij operacioni, “Vlora Cable”, në pronësi të Danajt, si dhe biznesi “Dubai Inn”, u vendosën nën sekuestro. SPAK njoftoi se hetimet, të zhvilluara gjatë viteve 2020–2025, dokumentuan 40 episode të trafikut të narkotikëve, përfshirë raste të trafikimit të kokainës dhe heroinës.
Në total, operacioni çoi në 52 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali, ndërsa u sekuestruan pasuri, kompani, automjete dhe shuma parash që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetin kriminal. Hetimet ndaj Danajt vijojnë, ndërsa arrestimi i tij në Dubai pritet të pasohet nga procedurat për ekstradimin dhe vënien e tij në dispozicion të drejtësisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut

8 mln euro për kompaninë e ‘grupit Aruba’, Bashkia e Tiranës i jep 2 tendera ‘Erald G’

Zjarri përfshin Therepelin në Skrapar, rrezikohen katër fshatra dhe një stacion gazi

Banorët e Lagjes 15 në Durrës protestojnë për infrastrukturën: Ndërhyrje urgjente para sezonit të shirave

18-vjeçari rrëfen dhunën në hotelin në Golem: Jam ndjekur nga katër persona, më kanë bllokuar rrugën dhe më kanë goditur

EMRI/ Aksidenti në Fier, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari

Thatësira zbraz burimin e Bargjanës, Rrësheni pa ujë gjatë natës/ Ujësjellësi vendos orare furnizimi në qytet

GJKKO mbyll grupin e medias në WhatsApp/ Nis akreditimi, vetëm gazetarët e regjistruar në grupin e ri





