Në kërkim policor për djegien e pallatit pranë QSUT/ Kush është ndërtuesi Armand Lilo, nga jeta si 'play boy' deri te përplasja me Ramën
Një pallat i kompleksit 'Arlis' u dogj, por rezulton se edhe ndërtuesi Armand Lilo duket se e ka djegur rrjetin me pozat si 'play boy'.Lilo sot në kërkim, për zjarrin që shkrumboi rreth 30 apartamente, rezulton se bën një jetë luksi, teksa nuk nguron ta postojë. Foto me 'Ferrari', 'Range Rover' e 'Maserati' mbulojnë profilin e tij.
Armand Lilo është një biznesmen shqiptar, i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe lidhjet e tij me figura të njohura politike. Ai është pronar i kompanisë "Arlis Construction", e cila ka qenë subjekt i disa akuzave për ndërtime pa leje dhe favorizime nga institucionet shtetërore, e veçanërisht nga Bashkia e Tiranës nën dirigjimin e Erion Veliajt.
Emri i tij u përfol edhe gjatë aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, ku një kritikë e mori edhe nga kryeministri Edi Rama.
"Mesazhi është i qartë: sado të madh ta kesh emrin në ndërtim, shteti është më i madh se ti dhe nuk e gëzon dot ndërtimin pa leje,"-deklaronte kreu i qeverisë pa pëmendur emra, por e la të nënkuptuar. Emri i Lilos qëndron pas kompanisë “Ideal Construction”, e cila ka ndërtuar kullën 'Syri i Tiranës”. Rama tha asokone (19 shtator 2025) se ka 4-5 kate pa leje, që për vite nuk ishin konstatuar nga inspektorët.
“Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba për një avlli, do të bëhej mitingu më i madh pas atij të Zhou Enlait. Ndërkohë, në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje. Mesazhi është i qartë: sado të madh ta kesh emrin në ndërtim, shteti është më i madh se ti dhe nuk e gëzon dot ndërtimin pa leje,” – deklaroi Rama.
Por edhe pse vitet kalojnë ajo që prej vitesh nuk ka ndryshuar është ngjyra e kuqe. Nga imazhi me xhupin e kuq kur për herë të parë fotoja e tij u zbulua në media, e deri tek atletet e kuqe nëpër shkretëtirë. E njëjta shije e ndjek edhe në ndërtim, ku fasada e pallatit që u shkrumbua një ditë më parë ishte e kuqe./Zëri









Lexo edhe
AKTUALITET
Përfshihet nga flakët makina në Durrës

Ç’po ndodh te SPAK-u/ Qytetarja hipën në majë të kangjellave: Ku janë prokurorët?!

“Arlis Ndërtim” reagon pas djegies së pallatit në Tiranë: Do të rindërtojmë plotësisht apartamentet e dëmtuara. Marrim përsipër çdo shpen...

Djegia e pallatit në Tiranë/ Nga inxhinieri te administratori, zbardhen emrat e 4 të arrestuarve

Reduktimi i flotës së transportit publik me 40%, Teliti: Tirana është në prag paralize, qyteti rrezikon bllokim!





