AKTUALITET

Në lidhje dashurie me shefin e punës/ Burri masakron me thikë ish-gruan në Durrës, e reja në spital

Piranjat Përditësimi i fundit 19 August 2026, 16:00
Në lidhje dashurie me shefin e punës/ Burri masakron me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 10 qershor 2026 në Durrës, pasi në orën 03:00 të mëngjesit, shtetasi E.L, babai i dy fëmijëve ka masakruar me thikën e bukës, ish-gruan e tij, Er… L, teksa kjo qëndronte me qira në një banesë në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Gruaja është shtruar në spitalin Ushtarak në gjëndje të rëndë, ndërsa burri është arrestuar pas 1 muaji nga policia e Durrësit. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën e “Vrasjes për shkak të marëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Çifti kishte rreth 1 vit që ishte divorcuar dhe jetonin të ndarë nga njëri-tjetri. Por konfliktet mes tyre, ishin agravuar për shkak se mbajtjen e dy fëmijëve e bënte burri. Ndërsa gruaja jetonte e vetme në një shtëpi me qira.

Sipas dëshmisë së burrit, gjatë kësaj kohe gruaja kishte krijuar dhe një lidhje intime me shefin e punës së saj dhe kjo gjë e ka acaruar akoma dhe më tepër.

I pyetur rreth rrethanava të ngjarjes, burri e ka pranuar krimin e rëndë duke thënë në polici se: “…e kam goditur me thikën e bukës pasi ajo më tha që kishte qenë në një lidhje dashurie me shefin, ku ajo punon…”.

Teksa zhvillohej seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, burri i arrestuar ka deklaruar se:

“…ne kishim rreth një vit që ishim ndarë. Dhe i mbaja unë fëmijët dhe nuk kishte ardhur t’i takonte. Unë kisha marrë fëmijët të bënin plazh dhe i thashë fëmijëve ta takonin nënën. Atë ditë që ndodhi ngjarja me tha që do shkonte në punë dhe kishte fikur telefonin.

Kur i them që ku ishe me tha: “…nuk të jap llogari…”. Kur vjen në shtëpi në orën 11:00 i them që shko tek shtëpia jote dhe kisha pirë pak. Diskutuam dhe nuk e di si ndodhi pasi isha dhe në gjendje të dehur. Se mbaj mend nëse e kam goditur me thikë. Për mua “arrest në shtëpi” do të ishte më mirë se mbaj fëmijët me punën që bëj në ndërtim…”.

Por ky pretendim është rrëzuar nga prokurori i çështjes, i cili i ka kërkuar gjyqtarit, Ervin Sulaj, të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarin, pasi ai disa kohë më parë rezulton të jetë dënuar për “Dhunë në familje” ndaj gruas së tij…

Ndër të tjera prokurori lexoi dhe dëshminë e gruas, e cila nga ambjenti i spitalit Ushtarak ku ndodhej ka treguar se: “…se ish bashkëshorti ka qenë pranë banesë me mjet që në orën 23:30 dhe rreth orës 03:00 ka shkuar tek banesa dhe e ka goditur duke i thënë që kishte shkuar ta vriste…”.

Dëshmia e saj nuk ka vijuar gjatë, pasi është ndërprerë për shkak të gjëndjes të rënduar shëndetësore. Ndërkohë policia e Durrësit, lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka marrë në pyetje dhe dy komshinjtë e gruas së dëmtuar. Njëra ka deklaruar se:

“…kanë dëgjuar që rreth orës 03:00 kërkohej ndihmë nga qiraxhija e cila ishte e dëmtuar me thikë dhe e gjakosur dhe ndodhej në katin e parë të banesëse mbuluar e tëra me gjak…”.

Të njëjtat deklarime ka dhënë edhe B.H qeraxhiu i katin të parë në banesën 3 katëshe të shtetases F.B, i cili deklaron se e ka parë të gjithë të gjakosur gruan, e cila jeton një kat mbi të.

Nisur nga këto kushte, gjykata e Durrësit pak ditë më parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për burrin që në 10 qershor 2026, tentoi të vrasë gruan, duke e goditur disa herë me thikë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?