AKTUALITET

'Në Shqipëri pacientët me kancer të dënuar me vdekje' Osman Stafa: Ministrja e Shëndetësisë mashtron, fshehin skandalet

Piranjat Përditësimi i fundit 18 May 2026, 10:04
'Në Shqipëri pacientët me kancer të dënuar me

Situata në onkologji është dramatike. Pacientet me kancer nuk marrin dot shërbimin e brakiterapisë, një procedurë thelbësore që përmbyll ciklin e trajtimit, duke i lënë ato të rrezikuara nga rikthimi i sëmundjes. Mungesa e këtij shërbimi, është një "dënim me vdekje", pasi shumë gra nuk kanë mundësi financiare ta kryejnë jashtë vendit, ndërkohë që shteti nuk ofron asnjë rimbursim.

Ka ardhur një akselerator Linear 3 dhe ka bërë shumë mirë që e kanë sjellë, është një lajm shumë i mirë, sepse e kam, kam tre vite që e them që Shqipëria do të duhet të ketë katër ose pesë akseleratorë në mënyrë që të përballojë të gjithë pacientët të cilët vuajnë nga kanceri për të bërë rrezet e jashtme.

Se çfarë bëjnë pacientët me ata dy që kishim ne? Prishej njëri, dhe një terapi rrezeje që duhej të  shkojë 28 ditë, shkonte tre muaj

Akselatori I ri ka ardhur  më 11 dhjetor 2025. Pra, gati pesë muaj edhe nuk u vendos në punë. Del ministrja të hënën, shkon në QSUT, pas dreke, se thotë aty s'ka radhë. E shiko sa bukur e kemi bërë, por pas dreke aty numri bie.  Të shkojë ministrja në orën 8:00, në orën 9:00 aty. Të shkojë aty, ta shikojë dhe ta filmojë. Filmimet që u regjistruan të hënën, jepen të mërkurën.  Dhe thotë aty pacienti i parë e të tjerë e të tjerë. Burimet e mia, 100% të besueshme brenda atij spitali, më thonë, jo, nuk ka pacient të pare.

I kam çuar dhe kërkesë për informacion Drejtorisë së QSUT-së, sepse do e pres atë përgjigje dhe në varësi të atyre përgjigjeve, dhe sido që të jetë, çështja mund të shkojë në prokurori. Sepse po gënjejnë. Sepse po mashtrojnë dhe unë nuk di a është e duhur pajisja për të bërë rrezatimin apo jo?

Nuk ka pacient të hënën kur ka qenë ministrja. Është gënjeshtra e parë, është propagandë. Ti po mashtron publikisht. Duhet të mbash përgjegjësi. Si mundet një ministre e cila vjen nga një eksperiencë ndërkombëtare me tituj, me një eksperiencë që ka qenë e fushës, profesioniste e të tjerë dhe të gënjejë në këtë formë.

 Ja është, unë e kam dokumentin zyrtar këtu. Kam emrin e pacientes e të tjerë dhe e shkruajtur dhe këtu. Shiko. Di çdo gjë çfarë ndodh aty brenda dhe prandaj dal dhe flas dhe mund të përballem me ta në çdo moment. Por duhet t'ju vijë turp për këtë gjënë që kanë bërë. Sepse është mashtrim dhe është e shëmtuar. Pra, një, një i njëjti person dhe e njëjta ministre për të cilën thonë që brakiterapia do vijë. Kur do vijë, se ke gra që vuajnë nga kanceri gjinekologjik sot.

A nuk mundet kryeministri që të krijojë një linjë të caktuar për këto gra të cilat vuajnë nga kanceri për të bërë brakiterapinë?

Flavio Qarri: Ti po thua që në Shqipëri kanceri, është dënim me vdekje me këtë shërbim që ofrohet?

Osman Stafa: Në mungesë të brakiterapisë, është dënim me vdekje. Në mungesë të medikamenteve, është dënim me vdekje. Në mungesë të PET-scanit, është dënim me vdekje. Ministrja e di fare mire.  Ajo e di se çfarë është brakiterapia. Ajo e di rezultatin dhe efektshmërinë që ka ky lloj trajtimi. Në qoftë se nuk bëhet, ajo e di që sëmundja rikthehet te gratë.

Pastaj për PET-scani. Mjekët e spitalit onkologjik, në mungesë të PET-scanit, i thonë pacientëve bëni rezonancë magnetike ose skaner të zakonshëm. Nuk e zëvendësojnë PET-scanin. Pra, atë që bën PET-scani nuk e bën dot as skaneri i zakonshëm, as rezonanca magnetike. Skaneri, PET-scani të ndihmon ty që të kuptosh a janë aktive qelizat kancerogjene, a ka metastaza, edhe ato të fshehurat e mundshme që ti sëmundja mund të ketë në trupin tënd. Nuk i bën dot as, as skaneri i zakonshëm, as rezonanca magnetike. Dhe prandaj u mbetet pacientëve të marrin avionin, ata që kanë lekë gjithmonë e ata që s'kanë lekë vëlla e kanë të mbyllur. Do rrinë në shtëpi. Do bëjnë një skaner të zakonshëm ose një rezonancë magnetike dhe me atë do ecë trajtimi i tyre. Por protokolli nuk e thotë kështu. Është shpikur në 2000,  PET-scani dhe akoma nuk është në Shqipëri.

Kosova ka tre PET-scan, ka brakiterapi. Ka 100 poltrona Kosova. 

Janë këto realitete të frikshme, tragjedi të shoqërisë shqiptare. Ndërkohë, pikërisht në këtë, nga njëra anë kemi këtë panoramë tragjike, nga ana tjetër kemi këtë përpjekjen e dëshpëruar të Evis Salës, e cila vetë si emërim ishte një emërim propagande, pra sollëm një profesioniste nga jashtë.

Ministrja kur erdhi tentoi të bëjë njerëzoren dhe eci në ato hapat që ishin normal dhe të sinqertë. Sa tha që këtu nuk bëhen analiza 10 ditët e fundit të muajit, doli ministria dy, tre orë më vonë dhe tha, jo, thotë, nuk është e vërtetë. Kur unë kam tre vite, katër vite që them ditë për ditë që ore, 10 ditët e fundit të muajit dhe e kam me prova unë, jo me deklarata, burime e të tjerë, e kam me prova, me fakte.

Del ministrja pastaj, ndryshon totalisht. Aty ndryshoi totalisht. Është pika e kthesës që tashmë nuk është më një mjeke, por është thjesht një person politik, propagandues, e cila mendon se me gënjeshtra, me propagandë do bëjë shëndetësinë.

 E di çfarë ndodh? Ministrja mendon se duke pasur një shumicë mediash që i bëjnë lajmet për akselatorin tre pa pikën e verifikimit mendon se do gënjejë gjithë shqiptarët. Po janë njerëzit të cilët shkojnë nëpër spitale, pacientët, familjarët e tyre që shikojnë të vërtetën. Pra, janë ata që shkojnë te Onkologjiku. Se thotë ministrja, s'ka ilaçe. Do t'ia nxjerr unë katër ilaçe tani që mungojnë. Në Elbasan mungon Goserelina për pacientët të cilët vuajnë nga prostata, nga kanceri i prostatës.

Nuk është qëllimi i tyre me zgjidh situatën. Qëllimi i tyre është me i fsheh, me i zhduk skandalet në shëndetësi. Nuk ka zgjidhje, mo. Thjesht i fusin poshtë tapetit aty

Mos mashtroni sepse është gjëja më e turpshme që është duke, është duke ndodhur. Pa brakiterapi, pa PET-scan, pa ilaçe, do jua numëroj, se do jua nxjerr edhe ilaçet që mungojnë. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në, edhe në rrethe. Pa poltrona. Pa ato shiringat elektrike. Pastaj, trombektomi jo, po lente jo,  me mungesa  që lidhen me vigonat, me mungesa të alkoolit.

Ore, reagoni për këtë. Reagoni të paktën për shëndetësinë, për shëndetin tuaj se nesër pastaj do e paguani ju, familjarët tuaj, fëmijët tuaj, gjyshërit tuaj, të gjithë, e gjithë ne me radhë, mo. E na ruajt Zoti, unë e them, sidomos për këtë trombektominë, e arteriografinë, na ruajt Zoti, se po na ra Flavio, shans ne nuk kemi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?