Në vigjilje të Pashkës, dyndje masive automjetesh në drejtim të Korçës!

Korça po pret Pashkët Ortodokse ku falë atmosferës festive, dyndje të mëdha automjetesh janë drejtuar në qytetin juglindor.
“Ora News” ka siguruar pamjet nga situata e pak minutave më hapë në rrugën nacionale që të çon në qytetin e Korçës.
Festa e Pashkës ka sjellë fluks në pikat kufitare me Greqinë, si në Kakavijë ashtu edhe në Kapshticë. Sipas të dhënave nga policia kufitare mësohet se gjatë 48 orëve të fundit Kakavija është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh në hyrje-dalje, ku vihet re rritje e numrit të emigrantëve që zgjedhin të hyjnë në Shqipëri për të kaluar festat pranë familjeve.
Emigrantët janë shprehur se kanë vendosur të kthehen në atdhe për të festuar Pashkën me familjarët e tyre, ndërsa shtojnë se iu është dashur që të përballen me radhët në pikat e kalimit të kufirit.
Ndërkohë fluks të lartë emigrantësh, të cilët hyjnë në territorin shqiptar, ka patur edhe në doganën e Kapshticës. Autoritetet vijojnë të mbajnë në monitorim situatën, ndërsa fluksi pritet të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në Llaman të Himarës! Makina përplaset me motorin

U gjetën shkelje të kushteve higjeno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton fruta perime në Shkodër!

Aksion në burgje, sekuestrohen sende të ndaluara në Durrës dhe Rrogozhinë

Kapet autori i vrasjes në Fushë-Krujë

Ndezi zjarr në Dajt dhe rrezikoi masivin pyjor të Parkut Kombëtar, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

I vdiq vëllai në nëntor në Berat, gruaja nga Tirana denoncon kompaninë e rrugëve

DETAJE/ Ish-ushtaraku iku me vrap sapo pa makinat e policisë, dyshohet se ka bashkëpunuar me...

Aksident në Berat/ Makina me babanë dhe dy vajzat del nga rruga dhe bie nga lartësia





