AKTUALITET

Nën akuzat për abuzim dhe korrupsion, ARRSH rinis pagesat për bizneset

Piranjat Përditësimi i fundit 19 December 2025, 07:49

Nën akuzat për abuzim dhe korrupsion, ARRSH rinis pagesat për

Dhjetori renditet me intensitetin më të lartë të pagesave buxhetore në krahasim me muajt e tjerë të vitit, për shkak se çelen fondet për llogari të bizneseve që kanë kontrata me qeverinë, kryesisht për investime.

Këtë fund-vit, për shkak të problemeve me drejtësinë në kupolën drejtuese të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, pagesat u limituan vetëm për udhëtime dhe paga, teksa thuajse ishin zero pagesat për bizneset nga mesi i nëntorit deri në fillim të kësaj jave.

Këto ditë Ministria e Infrastrukturës dhe entet e saj, sidomos ARRSH, kanë intensifikuar dhënien e fondeve. Me datë 17 dhjetor u çelën gjithsej 4 miliardë lekë (40 milionë euro) nga thesari, nga të cilat rreth 1 e treta, mbi 1,1 miliardë, ishin pagesa për llogari të ARRSH-së, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Ministrisë së Financave. Gati gjysma e pagesave ditore nga ARRSH-ja, një shumë prej rreth 756 milionë lekësh, u paguan për kompaninë Albavia, e cila ndër të tjera ka qenë edhe kontraktore për punimet në Unazën e Madhe, konkretisht në Lotin 2 të saj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është një nga entet më të mëdha shpenzuese publike, me një fond në dispozicion këtë vit rreth 37,6 miliardë lekë, rreth 380 milionë euro. Shumica e tyre alokohen përgjatë muajit dhjetor sipas planifikimeve buxhetore. Këtë dhjetor intensiteti i pagesave është vonuar për shkak të hetimeve dhe akuzave për korrupsion nga SPAK që kanë përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe drejtuesit e ARRSH-së. Hetimet kanë zbuluar abuzime të rënda me fondet, shmangie nga projektet, manipulim të garës dhe cilësi të dobët të punimeve.

Përqendrimi i pagesave buxhetore në dhjetor ka marrë kritika nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN, po edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në dhjetor të vitit të kaluar shpenzimet buxhetore arritën në 152 miliardë, që përbënin 21% të gjithë shpenzimeve vjetore. Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi devijim të fortë të fondeve.

Fenomeni i përqendrimit të shpenzimeve në dhjetor ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor.

Në dekadën e fundit qeveria shqiptare ka investuar gati 10 miliardë euro në infrastrukturë, por nga ana tjetër nuk ka një regjistër dhe inventar asetesh publike për të qartësuar publikun se ku janë investuar taksat e tyre./Monitor

Nën akuzat për abuzim dhe korrupsion, ARRSH rinis pagesat për

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?