Nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan, besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë në kryeqytet

Besimtarët ortodoksë në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, pak ditë përpara festës së Pashkës ortodokse.
Kjo ditë shënon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe sakrificën e tij, duke simbolizuar momentin e kryqëzimit dhe vdekjes në kryq.
Me qindra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e Epitafit, e cila u zhvillua në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Pas përfundimit të riteve fetare, epitafi, i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar rrugët pranë Katedrales në Tiranë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr në malin e Koshnicës, ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit të vështirë

FOTO/ Vrau me armë zjarri Artur Çangun në Nikël, ky është autori i krimit

Vrau dhëndrin e kushërinjve, zbardhet shkaku i krimit të rëndë në Krujë

FOTO/ U vra me armë në Nikël, ky është viktima Artur Çangu

U bllokuan në Valbonë, shpëtohen dy turistët

Bordi i Paqes drejt dështimit? Gazeta izraelite: Nuk ka fonde, vetëm tre shtete kanë kontribuar

Në kërkim nga SPAK për skandalin e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Ermal Beqirit

Viktima u gjet përmbys, Policia jep detaje për vrasjen në Krujë





