Nëna me dy fëmijët e mitur vdiqën nga flakët, reagon Berisha: Ortaku i zjarrit në këtë ngjarje të dhimbshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një zjarr në një banesë i mori jetën një 24-vjeçareje dhe dy fëmijëve të saj të mitur.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e viktimave dhe e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë njerëzore. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për reagimin e shërbimeve emergjente, duke theksuar se, sipas informacioneve të publikuara, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje kur banesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët.
Sipas Berishës, viktimat janë 24-vjeçarja Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, të cilët ishin kthyer nga Gjermania për të kaluar pushimet në vendlindje.
“Dhimbje e madhe! Indiferenca është ortaku i zjarrit në këtë tragjedi tepër të dhimbshme njerëzore”, shkroi kreu i Partisë Demokratike në reagimin e tij.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Ministria e Shëndetësisë po mashtron”/ Stafa publikon videon: Pacienti nuk vdiq, u braktis me ambulancë në Portin e Durrësit

Çollaku: Rama s’e mbyll vitin si kryeministër! Protestat, një realitet i ri politik

Aksident fatal në Lezhë, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin, ndërron jetë në vend

Zjarret në Kretë, humbin jetën dy zjarrfikës

Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane

Policia e Shtetit anulon garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve

VIDEO/ Tym dhe rrënoja, çfarë la pas zjarri që shkaktoi 3 viktima në Shkodër

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge, konfiskohen 21 pasuri të grupit kriminal





