‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku e njohur edhe si ‘Neomalsorja’, është nisur drejt Tiranës. Ajo shprehet në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale se do t’i bashkohet protestës para Kryeministrisë e cila sot është në ditën e 49-të.
“Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë patur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, thekson ajo.
Sot para Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e 49-të radhazi ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
‘Neomalsorja’ u largua nga grupi parlamentar socialist rreth 1 muaj më parë dhe “shpërtheu” në kritika ndaj mazhorancës dhe Ramës, ndërsa edhe ajo, tanimë si ish-socialiste kërkon largimin e kreut të qeverisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vodhën miliona lekë të pensioneve/ Nis në Gjykatën e Durrësit seanca për ish-drejtoreshën dhe dy zyrtaret e Postës

Në kërkim për trafik droge, kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës

Kontrabandë dhe evazion fiskal, goditen 8 biznese në Tiranë, nën hetim administratorët

Finalizohet operacioni “Organizatori” në Tiranë, pranga egjiptianit që i niste emigrantët drejt BE-së

Atentati në Sarandë/ Nga arratisja spektakolare e autorëve te skeda e pasur kriminale e babë e bir, zbardhen pistat e hetimit për tentati...

Sulmi ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, autorët qëlluan 9 herë me pistoletë dhe u larguan nga deti

Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme





