Nga 500 në 700 lekë, shtrenjtimi i naftës rrit biletën e transportit ndërqytetas Librazhd–Tiranë

Rritja e çmimit të naftës në vend po reflektohet drejtpërdrejt në transportin ndërqytetas. Udhëtarët që lëvizin nga Librazhdi drejt Tiranës apo qyteteve të tjera tashmë paguajnë më shumë për biletën, e cila nga 500 lekë ka shkuar në 700 lekë për çdo udhëtar, duke rritur ndjeshëm kostot, sidomos për ata që udhëtojnë rregullisht.
Qytetarët shprehen se përballimi i çmimeve është bërë gjithnjë e më i vështirë, ndërsa theksojnë se rritja e kostove nuk reflektohet në të ardhurat e tyre. Ata ngrenë shqetësimin për mungesë kontrolli mbi çmimet dhe paralajmërojnë se situata po i detyron shumë prej tyre të mendojnë për emigrim.
Nga ana tjetër, pronarët e autobusëve bëjnë me dije se rritja e çmimit të karburantit ka ndikuar ndjeshëm në kostot e operimit. Nëse më parë furnizimi me naftë kërkonte rreth 50 mijë lekë, sot kjo shumë ka arritur në rreth 70 mijë lekë, duke rënduar bilancin e tyre financiar.
Operatorët e transportit theksojnë gjithashtu se situata është përkeqësuar nga rënia e numrit të pasagjerëve, çka ka sjellë ulje të të ardhurave dhe vështirësi në mbulimin e shpenzimeve bazë. Sipas tyre, kjo po i çon drejt marrjes së borxheve dhe rrit rrezikun e falimentimit.
Edhe drejtues të tjerë të mjeteve të transportit publik konfirmojnë se rritja e çmimeve dhe ulja e kërkesës po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë vijimësinë e aktivitetit, duke e vendosur sektorin përballë një krize të mundshme.
Rritja e çmimit të karburanteve vijon të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur presionin mbi ekonomitë familjare, ndërsa kërkesat për ndërhyrje konkrete nga institucionet mbeten në rritje.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prindërit e Enton Janushit trokasin në Prokurorinë e Elbasanit, kërkojnë eshtrat e të birit që të kenë një varr për të

Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi 270 mln euro dëm buxhetit në 2025-n! Tenderat ‘thembra e Akilit’

Prokuroria e Tiranës godet tre call center në kryeqytet! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Eksperimenti televiziv/ Çifti gjerman emigron në Shqipëri, largohen të lemerisur, përfundojnë të divorcuar

Detaje të reja për pengmarrjen dhe dhunimin e bosit të Call-Centerave. Si nisi konflikti për shumën e madhe të parave

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjes së moshuar në Korçë

"Policia e kriminelëve", Rezart Kuçi paguante Sky Ecc për grupin, lekët ja niste Matodashaj me furgon

Hapen dyert e mortit/ Ky është 47-vjeçari që humbi jetën pasi tentoi të vidhte një banesë në Fier





