BIRN: Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë!
Ekziston një video nga ajo pasdite e parë që askush prej nesh nuk do ta harrojë. Është filmuar në mes të ditës, p...
Ekziston një video nga ajo pasdite e parë që askush prej nesh nuk do ta harrojë. Është filmuar në mes të ditës, p...
Protesta masive që ka pushtuar rrugët e kryeqytetit po kthehet në një makth për kryeministrin, duke i përcjellë një me...
Në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, kreu i Këshillit Drejtues të Shkollës...
Në Tiranë është zhvilluar një konferencë mbi ndërveprimin mes sistemit të drejtësisë dhe medias, ku mori pje...
Fiks një muaj më parë, Zvërneci u kthye në simbol të përplasjes mes qytetarëve dhe autoriteteve. Pamjet e një banor...
Ndërsa vala rekord e të nxehtit po përfshin Francën, disa dyqane po mbeten pa një produkt të thjeshtë, të lirë dh...
Nga ZANA CIMILI, Associated Press/ Protestat në Shqipëri kundër një projekti turistik kanë tërhequr vëmendjen ndë...
Një hetim që nisi në prokurorinë e Vlorës, duke pasur në qëndër të vëmëndjes falsifikimet e dokumentave...
Një nga dramat e reja më të nxehta dhe më “sassy” të Netflix-it nuk po diskutohet vetëm në Afrikën e Jugut...
Sot pritet të zhvillohet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjes&e...

Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e tatimit të mbipaguar nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA), pas zbritjes së shpenzimeve për arsimin dhe rritjen e fëmijëve.
Për çdo fëmijë në ngarkim shuma e shpenzimeve që u zbrit nga totali i të ardhurave është 48 mijë lekë, ndërsa për arsimin e fëmijëve që e përfiton vetëm aplikuesi me të ardhura bruto nën 1.2 mln lekë gjatë plotësimit të DIVA 2025 u llogarit 100 mijë lekë (kjo është shuma maksimale dhe është fikse pavarësisht numrit të fëmijëve. Dhe duhet të dokumentohet me fatura të fiskalizuara).
Sipas të dhënave të siguruara nga aplikuesit, administrata tatimore vijon me procesin e dhënies së komepsnimit në llogaritë bankare të deklaruara në e-Filing .
Në një rast konkret, një aplikuese me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mlionë lekë në vit dhe me 1 fëmijë në ngarkim, që kishte dorëzuar kërkesën më 20 Shkurt 2026 përfitoi kompensimin me vlerë 6,200 lekë më 24 qershor 2026, rreth 4 muaj pas aplikimit.
Siç ka llogaritur më herët Monitor, shuma e kompensimit për arsimin e fëmijëve varion nga rreth 62 euro deri në 250 euro, në varësi të nivelit të të ardhurave dhe numrit të fëmijëve në ngarkim. Këto vlera po konfirmohen edhe nga përfituesit që kanë marrë kompensimin.
Bazuar në shembujt e publikuar nga Monitor, kompensimi ndryshon sipas të ardhurave vjetore dhe zbritjeve të përfituara për fëmijët në ngarkim. Për individët me të ardhura nën 1.2 mln lekë në vit, përfitimi është më i lartë pasi përfshihen edhe shpenzimet e arsimit deri në 100 mijë lekë.
Për një individ me të ardhura bruto vjetore mbi 1.2 mln lekë dhe me një fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin llogaritet rreth 62 euro në vit. Ndërsa për një individ me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit dhe dy fëmijë në ngarkim nën moshën 18 vjeç, kompensimi arrin në rreth 12 mijë lekë pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët.
Për personat me paga mbi 200 mijë lekë në muaj, të cilët tatohen me normën 23%, kompensimi llogaritet në 11,040 lekë.
Shuma më e lartë e kompensimit, sipas shembujve të publikuar, përfitohet nga individët me të ardhura nën 1.2 mln lekë në vit, të cilët përfitojnë njëkohësisht zbritjen për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit. Në rastin e një individi me dy fëmijë në ngarkim, kompensimi mund të arrijë deri në rreth 250 euro.
Aplikimet për DIVA 2025 u hapën më 3 shkurt 2026 përmes sistemit elektronik e-Filing. Administrata Tatimore ka sqaruar se pas plotësimit të deklaratës, individët që rezultojnë me tatim të mbipaguar duhet të paraqesin një kërkesë për rimbursim në sistemin e-Tax, përmes modulit “eFiling Im” dhe seksionit “Çështjet e mia”.
Bashkë me kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentin me të dhënat e llogarisë bankare (IBAN), certifikatën familjare dhe dokumentacionin që provon shpenzimet e arsimit të fëmijëve, përfshirë kontratat me institucionet arsimore dhe faturat e pagesave.
Sipas të dhënave të aplikimeve adminsitrata tatimore ka nisur dhënien e komepsnimit edhe për individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar, por që nuk kanë fëmijë në ngarkim.
Kjo kategori me tatim të mbipaguar rezultoi, pasi në DIVA iu rillogarit tatimi për të ardhurat vjetore. Pra shuma e tatimit të paguar çdo muaj, rezultoi më e lartë pas rillogaritjes së tatimit vjetor. Në rast se diferenca ishte me vlerë pozitive, edhe kjo kategori, kishte të drejtë që tepricën në DIVA ta kërkonte për kompensim.
Po ashtu tatimeve kanë sqaruar se e drejta për të kërkuar kompensimin nuk humbet menjëherë, pasi individët mund të aplikojnë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar brenda afatit ligjor prej 5 vitesh.
Afati për plotësimin e DIVA 2025 përfundoi më 31 Mars 2026.
Në total për 2025 janë plotësuar gjithsej 164,263 deklarata individuale të të ardhurave, një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave rreth 77 mijë individë pritet të përfitojnë kompensim nga sistemi DIVA për fëmijët nën moshën 18 vjeç.
Sistemi ka gjeneruar një fond total prej 1.4 mld lekësh për rimbursim për individët me tepricë kreditore. Deri tani janë kërkuar vetëm 670 mln lekë nga individët për t’u kaluar në llogaritë e tyre bankare./ Monitor
Rritja e taksës së ndërtesës pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në barrën fiskale për pronarët e ap...
I pranishëm në shesh, në ditën e 29-të të protestës qytetare ishte publicisti i njohur Ndriçim Kulla i cili u bashku...
Po zhvillohet në Tiranë protesta e 29-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, fjalën e mori edhe Sin...
Një thirrje të fortë ka bërë protestuesi para Kryeministrisë, ku kërkon konfiskim të pasurive të të gjith&eu...
Protesta qytetare është shtrirë në disa qytete të vendit, përfshirë Korçën, ku qytetarë janë mbledhur...
Një ngjarje e rëndë ëhtë regjistruar ditën e sotme në zonën e Jalës. Një burrë 74-vjeçar me inic...
Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i...
“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”! Ky është një ...
Një hetim i publikuar nga tabloidi britanik The Sun, ka ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e sistemit të deportimeve në Mbretërin&e...
Një tjetër operacion shpëtimi është duke u zhvilluar këtë të diel në Gjirin e Gjipesë, pasi një turist ...