Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

Nga Agasi, te AKSHI, “rrugët e florinjta’ dhe Aruba, Berisha rendit para SPAK aferat e qeverisë Rama: Miliarda euro të grabitura nga shqiptarët

P
Piranjat21 September 2026, 10:32 · 3 min lexim
Nga Agasi, te AKSHI, “rrugët e florinjta’ dhe Aruba, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha foli për mediat, ku akuzoi qeverinë Rama për një sërë aferash korruptive, duke renditur mes tyre ndërtimin e rrugëve, procedurat e lidhura me AKSHI-n, aferën e inceneratorëve dhe çështje të tjera që, sipas tij, i kanë kushtuar miliarda euro shqiptarëve.

Berisha deklaroi se rrugët në Shqipëri ndërtohen me kosto shumë më të larta se në vendet e tjera të Evropës dhe ngriti pyetje lidhur me disa prej kontratave dhe vendimeve të qeverisë.

Një tjetër pikë e akuzave të tij ishte Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Berisha pretendoi se përmes saj janë abuzuar mbi 600 milionë euro dhe ngriti akuza edhe për rolin e Endri Agasit, të cilin e përmendi në lidhje me tenderë dhe procedura të ndryshme.

Në përfundim, Berisha sulmoi SPAK-un, duke e akuzuar se funksionon si “mburojë” për qeverinë dhe për personat pranë saj.

“Rrugët ndërtohen 6-10 herë më të shtrenjta se në Europë. A duhej të pyetej Rama për gjobën 120 mln euro që u bëri shqiptarëve me aferën Becheti, po për kontratën që gjobit shqiptarët 130 mln euro dhe anulimi I së cilës kushton 700 mln euro sepse Rama do të marrë aksionet e tij? Po për Arubën, takimin ku morën pjesë trafikantët ndërtuesit dhe të dërguarit e Ramës. Emrat e të cilëve mbahen sekret nga skllevërit e tij.

A duhet të pyetej për AKSHI në të cilët ka grabitur mbi 600 mln euro familjarisht, po për rolin e  Agasit që është fotografuar dhe filmuar në të gjitha format. Po për tenderat të dhënat biznesmenit Beqiri?

A është pyetur për regjistrimin e gjysmë mln shpirtra të vdekur nga shtriga e korrupsionin që e ka emrin Vilma Nushi.

SPAK, hetuesi private e Ramës që funksionon si mburojë e krimeve monstruoze që ai dhe ata rreth tij kryejnë”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.