AKTUALITET

Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ Detaje nga dosja e Refit Buzit, në gjyq për mashtrim

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Korrik 2026, 18:27
Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ Detaje nga dosja e Refit Buzit,

Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, pas kthimit nga Anglia kishte tentuar të riniste jetën në Shqipëri dhe po merrej me import-eksport të fruta-perimeve. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, thuhet se ndaj Refit (Nertil) Buzin kishte nisur një procedim për veprën penale “Mashtrimi”, teksa është zbardhur edhe dëshmia që i ndjeri ka dhënë asokohe.

35-vjeçari kishte jetuar prej katër vitesh në Angli dhe se në vitin 2024 ishte rikthyer në Shqipëri për të nisur veprimtari ekonomike si ndërmjetës në sigurimin e tregut të shitjes për eksportuesit e fruta-perimeve në Shqipëri. Kjo veprimtari po kryhej pa pasur një NIPT apo licencë. Refit Buzi kishte hyrë në bisedime me shqiptarët S. H. dhe F. R. që të dërgonin në Angli tek biznesi me drejtues shtetasin turk B. G.

Më 09.08.2024 është mbajtur procesverbali për faturë shitjeje më datë 23.04.2024, me vlerë deri në 31 872 paund. Po ashtu më 28.04.2024 rezulton po ashtu një faturë tjetër me vlerë 32 177 paund, të dyja të fiskalizuara. Sipas autoriteteve, duke përmbledhur deklarimet e Refit Buzit, S. H. dhe F. R. kishte mospërputhje lidhur me pagesën e shumave të sipërcituara.

Dy bashkëpunëtorët e të ndjerit pretenduan asokohe se ai ka marr një pjesë të parave nga kompania me drejtues shtetasin turk. Këtë fakt e kanë mësuar me dëshmi indirekte nga njerëz që kanë shkuar të kontaktojnë këtë shoqëri në Enfield të Anglisë.

Në lidhje me këtë ngjarje më datë 27.12.2024 Refit Buzi është pyetur nga policia gjyqësore dhe ka deklaruar se:

“Jam me banim në adresën e mësipërme, jetoj me prindërit e mijë dhe aktualisht jam i pa punë. Pagesa e transportit është bërë me lekë në dorë sepse kështu është kërkuar nga ana e firmës transportuese. Unë s’kam pasur në atë kohë liçensë dhe nuk kam qenë i regjistruar dhe kam qenë një person fizik, ndaj dhe veprimet janë kryer nga firma e shtetasit S. H., që është i liçensuar për kryerjen e këtij aktiviteti.

Më vonë kam hapur numër NIPT dhe jam i liçensuar aktualisht për të bërë eksport të fruta perimeve, por nuk kam bërë asnjë rrugë deri më tani. Jo s’kam bërë asnjë kontratë. Marrëveshja jonë ka qenë e bërë me gojë. Nga biseda e bërë me S., fitimi jonë, pasi të hiqeshin të gjitha shpenzimet, do të ndahej ndërmjet nesh në mënyrë të barabartë. Të drejtat dhe detyrimet i ka pasur S. sepse ai ishte firmë e liçensuar dhe unë nuk figuroja me asnjë vend. Unë kam biseduar me atë dhe një pjesë të tyre i kam të ruajtura në aplikacion Whatsapp në telefonin tim”.

I pyetur nga policia gjyqësore, Refit Buzi ka shpjeguar se:

“Kam jetuar në Angli prej 3-4 vjetësh dhe jam kthyer pasi nuk bëra dot letrat. Me njohjet që kisha krijuar në Angli të merrja pjesa nëpërmjet firmave të eksportuese në fruta perimeve. Një nga këto firma është dhe A* ******.

Kam kontaktuar me S. që i kam thënë se isha në gjendje të gjendja treg në Angli. Duke qenë se ishte firmë serioze kam kontaktuar me firmën U** ***** ***** *** *** *** me administrator B. G.. Më ka thënë nga Anglia që mund të shisnin sado domate që mund t’iu çoja dhe kam kërkuar t’i çonim 18 ton domate. Kemi bërë Pazar dhe kemi rënë dakort. B. G., më ka thënë se brenda 7 ditëve pasi do të mbërrinte kamioni në Angli do të bënte pagesën.

Më datë 23.04.2024 kanë ngarkuar mjetin të drejtuar nga I. K.. Ky i fundit punonte në një kompani që bënte vetëm transportin, që kushtonte 6500 euro. Ka dhënë shumën 7000 euro S. H. që të paguante transportin. Më datë 28.04.2024 ka mbërritur ngarkesa në Angli dhe nga firma blerëse është plotësuar dhe një dokument që nuk ka pretendime për çmimin apo për cilësinë e mallit që kishte mbërritur.

Në Angli te e njëjta shoqëri, kam dërguar një ngarkesë tjetër, kësaj here jo me S., por me shoqërinë F********* që ndodhet në Lushnje. Kam komunikuar me pronarin e firmës U** ***** ***** *** *** *** që më ka dërguar pagesën për transportin, dy herë nga 2000 paund që i ka dërguar përmes transfertave dhe pjesën takuese do ta dërgonte brenda 28 ditëve kur të merrte paratë nga shitja e produktit. Kam dërguar njerëz të mi te puna e tij dhe ju ka dhënë pjesën tjetër që më detyrohej mua dhe ata mi kanë dërguar përmes zyrave të ndryshme të transfertave. Në total nga turku B. G., kam marrë 13 400 paund.

Kanë kaluar më shumë se një javë dhe nga B. G., nuk kanë kaluar paratë në llogarinë e S. H.. Kemi kontaktuar përsëri atë, por në mënyrë të vazhdueshme nxirrte justifikime të ndryshme. Me të drejtë S. H. kërkonte paratë nga mua pasi i dola garant dhe i përcillja shqetësimet. Kemi pritur 28 ditë dhe sërisht na gënjente. S. H. ka dërguar njerëz të tij te B. G., por na nxirrte pengesa duke thënë se i kishin ulur çmimin tregtarët, kërkonte të paguante më pak nga çfarë i takonte. Ngarkesa shkonte në vlerën 31 700 paund ndërsa ai kërkonte të paguante 9200 paund. Unë kam marrë vetëm lekët e transportit, prej 13 400 paund.

Të njëjtin problem si me S. H. më ka dal dhe me shoqërinë F**********, por këta të fundit kanë hapur gjyq në Angli ndaj B. G., dhe po kërkojnë lekët në mënyrë ligjore”. /Tch

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan