Ermal Beqiri kapet në Francë, policia jep detaje zyrtare! Si u vu në pranga biznesmeni
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga Çerkeza, në Tiranë, ku qytetarët raportojnë djegien ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të marte në një a...
Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, ka dëshmuar në procesin gjyq&eu...
Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese të Rajonit të Atikës ka çuar në sekuestrimin e 6.2 tonëve pro...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën h...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi, duke theksu...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor n&eum...
Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e Kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbol...
Ermal Beqiraj, pronari i kompanisë “Soft & Solution”, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas ndalimit të tij në Francë, ndërsa në Shqipëri rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e tenderëve të AKSHI-t.
I kërkuar nga SPAK për aferën e AKSHI-t
Beqiraj është një nga personat nën hetim në çështjen e procedurave të prokurimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ndaj tij masën “arrest me burg”, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të dyshuar manipulimi të tenderëve publikë. Sipas SPAK, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin, Armand Frangun dhe persona të tjerë për paracaktimin e fituesve të tenderëve, si edhe për kërcënimin e bizneseve konkurruese që të tërhiqeshin nga garat.
Kompania “Soft & Solution” në qendër të hetimeve
Më 15 shtator 2025, biznesmeni Ermal Beqiraj, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, u thirr në SPAK, pasi pak javë më herët ishin kontrolluar zyrat e kompanisë së tij në kuadër të hetimeve për tenderët e AKSHI-t.Hetimi, që përfshin edhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, fokusohet në 12 procedura prokurimi me vlerë miliona euro për mirëmbajtjen e sistemeve shtetërore. Sipas SPAK, Beqiraj dyshohet se ka përfituar tenderë të manipuluar përmes kompanisë së tij, ndërsa Partia Demokratike ka denoncuar se vetëm në vitin 2024 “Soft & Solution” ka fituar kontrata me vlerë mbi 22.7 milionë euro, pjesë e mbi 30 milionë eurove të përfituara nga AKSHI ndër vite.
Hetuesit po verifikojnë gjithashtu transaksionet financiare të Beqirajt, përfshirë edhe blerjen e një jahti luksoz me vlerë 930 mijë euro, të regjistruar në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare.
Incidenti në Francë
Emri i Beqirajt u rikthye në vëmendje pas raportimeve të medias franceze JDD, sipas së cilës një shtetas shqiptar, i identifikuar si Ermal B., u ndalua pasi fluturoi me një avion të vogël mbi centralin bërthamor të Penly, në Francë.Sipas raportimeve, hetuesit francezë ngritën dyshime për itinerarin e fluturimit, uljen e avionit nën lartësinë e lejuar mbi objektin strategjik dhe faktin se gjatë kontrollit iu gjetën tre pajisje gjurmimi AirTag.
Autoritetet franceze po hetojnë nëse bëhet fjalë për një shkelje të rregullave të fluturimit apo për një veprim të organizuar.Tashmë, Ermal Beqiraj ndodhet në qendër të dy çështjeve të ndjeshme: hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-t dhe hetimit të autoriteteve franceze lidhur me incidentin pranë centralit bërthamor.
Kush është Ermal Beqiri?
Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2011. Në atë kohë, inxhinjeri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një prej ekspertëve të thirrur në procesin për “korrupsion” që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.
Roli i Beqirit dhe kolegëve të tij ishin të ekspertonin videon e njohur në publik si “Meta-Prifti”, në të cilën aludohej se Ilir Meta dhe miku e bashkëpunëtori i tij i hershëm, Dritan Prifti, të dy pjesë e qeverisë, diskutonin për “ndarje parash, në shumën 700 mijë euro”.Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspertët e tjerë konkludoi se “videoja ishte e përpunuar” dhe se teksti ishte nxjerrë nga konteksti. Bazuar në këtë ekspertizë, trupa prej 5 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën. Paralelisht me këtë proces, Beqiri, i cili krahas punës në Rektorat, ishte edhe pedagog në universitetin “Kristal”, krijon një kompani private, “Al-Forensic”, së bashku me kolegun e tij, Ardian Pollo, një tjetër ekspert i thirrur për videon “Meta-Prifti”.
Kjo shoqëri nuk pati sukses të dukshëm. Dy aksionerët e pezullojnë aktivitetin e shoqërisë në vitin 2015, ndërkohë që fitimi për vitin e fundit ishte vetëm 300 mijë lekë të reja.
Më herët, Ermal Beqiri nuk kishte pasur sukses as me një kompani tjetër, “Al-Soft”, të cilën e krijoi dhe e mbylli brenda vitit 2010. Beqiri rishfaqet në publik në fund të vitit 2013, në atë që konsiderohet si “skandali i serverit të Tatimeve”. Në nëntor të atij viti pati dyshime të forta se kishte ndërhyrje të paligjshme në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për verifikimin e situatës, pranë Tatimeve shkuan deputeti i Komisionit të Sigurisë në atë kohë, Spartak Braho, i shoqëruar nga eksperti Ermal Beqiri. Në atë kohë u mësua se Beqiri shërbente si këshilltar informatik pranë kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
Ermal Beqiri dhe Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri, kryen auditimin administrativ të këtij rasti, sipas dëshmive të bëra publike gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për “serverin e Tatimeve”, të zhvilluar në vitin 2016, shkruan boldnews.
Një hetim penal i mëvonshëm konstatoi se nuk kishte pasur ndërhyrje të paligjshme në serverin e Tatimeve, por situata problematike ishte krijuar për shkak të një anomalie elektronike. Të dhënat tregojnë se lidhja mes Spartak Brahos dhe Ermal Beqirit nuk ishte vetëm në kuadrin e raporteve zyrtare. Në qershor të vitit 2012 regjistrohet shoqëria “Alb Red Stone”, me aksioner themelues Ramazan Domi, Ermal Beqiri dhe Arbër Braho, ky i fundit djali i Spartak Brahos. Kompania vijon të jetë active dhe ka objekt “Aktivitete në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit nxjerrjes, shfrytëzimit dhe përpunimit të burimeve minerale, mermereve, graniteve, etj.”
Në vitin 2015, emri i Ermal Beqirit emërohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekës, në pozicionin e drejtorit të Teknologjisë së Informacionit. Gjatë periudhës që ai mbante këtë post, një kompani private pa shumë histori deri në atë kohë, “Soft & Solution”, nisi të fitonte radhazi tendera për pajisje informatike pranë Hipotekës.
Gjatë vitit 2016 pati raportime mediatike që hidhnin dyshime se Ermal Beqiri fshihej pas kompanisë “Soft & Solution”, e cila zyrtarisht ishte në pronësi të Arjola Koromani. Në vitin 2021, Ermal Beqiri merr në kontroll kompaninë “Soft & Solution”. Arjola Koromani e shet kompaninë tek Ermal Beqiri për shumën 1 milionë lekë të reja dhe pas këtij transaksioni, vijon të mbajë postin e administratores së shoqërisë.
Gjatë vitit 2024, Ermal Beqiri shton portofolin e tij të biznese me tre kompani të tjera. Në Mars të këtij viti ai themelon shoqërinë “R&D Solution”, me objekt “Kërkim shkencor dhe teknologjik..etj,”. Administratore e shoqërisë është sërish Arjola Koromani, ish-pronarja e “Soft & Solution”.
Në Prill të vitit 2024, Ermal Beqiri blen 100 përqind të aksioneve të shoqërisë ‘IT Tirana”, për një shumë prej 144 mijë euro. Pas blerjes, emri i shoqërisë ndryshohet në “NSolution”. Dhe, në Maj 2024, Ermal Beqiri bën një tjetër “goditje” të rëndësishme, duke blerë për 380 mijë euro të gjithë aksionet e kompanisë “Horizon”.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të marte në një a...
Një protestuese ka cituar pjesë nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e lidhur atë me akuzat e protestuesve ndaj qeveri...
Drejtoria Arsimore e Fierit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne. Në vendngjarje kanë mb&...
Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më...
Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur t&e...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje në protestën e 59 për dënimin e akteve të dhunës në protestën para Kuvend...
Një protestues ka deklaruar se Rama nuk është më kryeministër në sytë e popullit pasi ka prerë në besë shqipta...
Nënë Liza, të cilës iu shembën shtëpitë disa vite më parë te “5 Maji” në Tiranë, i ësht&...
Sot mbahet protesta e 59 radhazi kundër qeverisë Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, dhe më pas d...
Gazetari, Bledian Koka ka reaguar, pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka angazhuar mbrojtës ligjorë ndërkombëta...