Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
AKTUALITET

Nga heqja përfundimtare e patentës për alkoolin te gjobat deri në 60 mijë lekë, ndryshimet në Kodin Rrugor

P
Piranjat10 August 2026, 12:45 · 7 min lexim
Nga heqja përfundimtare e patentës për alkoolin te gjobat deri

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka prezantuar ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat sipas tij synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve.

Një prej ndryshimeve të reja lidhet me personat që kapen duke drejtuar automjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi. Për këta persona, e drejta për t’u pajisur me patentë shtyhet deri në 1 vit, ndërsa për të miturit kjo periudhë shkon deri në 2 vjet.

Ndryshime janë parashikuar edhe për drejtuesit që kapen nën ndikimin e alkoolit, ku sipas rregullave të reja, leja e drejtimit hiqet përgjithmonë kur një drejtues mjeti rezulton me një nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak, nëse më parë është konstatuar dhe ndëshkuar për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Ashpërsohen gjithashtu masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësisë së lartë, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave, në kryqëzime dhe degëzime. Masa administrative për këtë shkelje është rritur nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Një tjetër ndryshim lidhet me përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit. Përdorimi i celularit tashmë sanksionohet edhe kur drejtuesi është duke drejtuar biçikleta, motomjete deri në 50 cc dhe monopatina me motor.

Ndërkohë, për drejtuesit e automjeteve, pezullimi i lejes së drejtimit aplikohet pas dy ndëshkimeve brenda të njëjtit vit për përdorimin e telefonit, nga tre shkelje që kërkoheshin më parë.

Ndryshime janë parashikuar edhe për drejtuesit e rinj, të cilët e kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit. Për këtë kategori janë përcaktuar masa të posaçme në lidhje me drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime specifike të shpejtësisë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e mundësisë për konvertimin e pezullimit të lejes së drejtimit me pagesë. Siç deklaroi Vatoci, deri më 7 gusht, në rastet kur për një shkelje, përveç gjobës, parashikohej edhe pezullimi i patentës, drejtuesi kishte mundësinë të paguante një shumë sa dyfishi i masës administrative maksimale dhe të shmangte pezullimin.

Me ndryshimet e reja, kjo mundësi është hequr dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht, kur parashikohet si masë plotësuese për shkeljen e kryer.

Ndryshimet kryesore të cilat kanë hyrë në fuqi më datë 07.08.2026:

* Shtyrjen e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në 1 vit për personat që konstatohen duke drejtuar mjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi, ndërsa për të miturit kjo periudhë shtyhet me 2 vjet. Shërbimet e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit do të informojnë, për çdo rast, DSH­TRR-në, si institucioni kompetent për lëshimin e lejeve të drejtimit, për kryerjen e procedurave përkatëse të regjistrimit në sistem të personave të konstatuar.

* Heqjen përgjithmonë të lejes së drejtimit kur një drejtues mjeti rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Kjo masë vjen si nevojë e adresimit të fenomenit shqetësues të aksidenteve rrugore me pasoja, për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

* Ashpërsimin e masave ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë, mosrregullimit të shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, në zonat urbane, në afërsi të shkollave, kryqëzime apo edhe degëzime.

Masa administrative për këtë shkelje është rritur nga 20 000 deri në 60 000 lekë.

Nëpërmjet kësaj norme i jepet rëndësi e posaçme vendit ku kryhet shkelja, si dhe janë përcaktuar më qartë elementet e anës objektive të kryerjes së shkeljes. Shtimi i sanksionit është parë i arsyeshëm për shkak të nivelit të lartë të rrezikut që paraqet kjo shkelje dhe shtimit të ngjarjeve rrugore në zonat urbane.

* Sanksionimin e përdorimit të telefonit celular edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor.

* Pezullimin e lejes së drejtimit në rast se një drejtues mjeti është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorim të aparatit celular, nga tre që ishte përpara miratimit të këtij ligji.

Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit rezulton një ndër shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit mbi mjetin dhe, për pasojë, edhe të aksidenteve rrugore.

* Sanksionimin e masave të posaçme për drejtuesit e rinj që kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit, për sa i përket drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime të posaçme të shpejtësisë për këtë kategori drejtuesish.

* Një ndryshim tjetër është heqja e konvertimit të pezullimit të lejes së drejtimit, të lëshuar nga shteti shqiptar, me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Nëse deri përpara datës 7 gusht, një drejtues mjeti, i evidentuar/kapur në shkelje të një norme/dispozite të Kodit Rrugor, ku, përveç masës administrative në vlerë monetare, parashikohej edhe masë administrative plotësuese, “pezullim i lejes së drejtimit”, kishte opsionin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, me qëllim mosaplikimin e masës plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, kjo mundësi tashmë, me ndryshimet e reja, është hequr dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht.

Strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë njohur me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor dhe janë udhëzuar për zbatimin korrekt të tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.