Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
AKTUALITET

Nga hetimet për "CFO Pharma" te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi

P
Piranjat 6 July 2026, 18:40 · 5 min lexim
Nga hetimet për "CFO Pharma" te konflikti në rrugë,

Një konflikt mes dy biznesmenëve ka degraduar në përplasje fizike mesditën e kësaj të hëne në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë godinës “Sky Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir Çausholli u përfshi në një debat me biznesmenin Mirton Lika.

Pamjet e siguruara nga Boldnews tregojnë momentin kur Çausholli debaton ashpër me Likën dhe tenton ta godasë, ndërsa persona të pranishëm ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Shkak i përplasjes, është bërë montimi i një pajisjeje karikimi për automjete elektrike.

Dëshmia e Mirton Likës: Më kërcënoi dhe goditi me shkelm një karrige në drejtimin tim

Pas incidentit, biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj Nadir Çaushollit. Në dëshminë e tij, Lika deklaron se teksa po shkonte drejt zyrës, konstatoi disa persona që po montonin një pajisje karikimi për automjete elektrike.

Ai pretendon se u kërkoi dokumentacionin dhe lejen për vendosjen e saj, pasi, sipas tij, për të njëjtën çështje ekziston një procedim i hapur në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas Likës, një pajisje e ngjashme ishte sekuestruar më herët nga autoritetet si e paligjshme. Duke qenë se punonjësit nuk paraqitën dokumentacionin, ai njoftoi Policinë e Shtetit.

Në kallëzim thuhet se në vendngjarje mbërriti fillimisht një patrullë policie, e cila kreu verifikimet dhe më pas njoftoi Policinë Bashkiake, pasi çështja lidhej me dokumentacionin administrativ.

Lika pretendon se gjatë pritjes, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese, e ofendoi dhe më pas goditi me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Reagon Policia: Procedim penal për kanosje dhe vetëgjyqësi

Pas ngjarjes, Policia e Tiranës reagoi zyrtarisht. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë proceduar penalisht Nadir Çaushollin., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia“.

Nga hetimet për "CFO Pharma" te konflikti në rrugë,

Ngjarja ka ndodhur  në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku gjatë një konflikti për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, Çausholli dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, policia bën me dije se edhe Nadir Çausholli ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga Mirton Lika.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Vetëgjyqësia’.

Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet ne njoftimin e policise

Nga hetimet për "CFO Pharma" te konflikti në rrugë,

Skandalet që ndjekin Nadir Çaushollin

Konflikti në ish-Bllok vjen në një kohë kur emri i Nadir Çaushollit është përfshirë edhe në një tjetër dosje të rëndësishme.

Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi masa sigurimi për disa vartës të tij në kompaninë “CFO Pharma”, të dyshuar për krijimin e një skeme mashtrimi me rimbursimin e barnave.

Fillimisht, dëmi ekonomik ndaj buxhetit të shtetit u vlerësua në rreth 700 mijë euro. Më pas, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se dëmi i dyshuar financiar arrin në mbi 2.3 milionë euro.

Ndërsa hetimet për atë çështje vijojnë, biznesmeni tashmë përballet edhe me procedim penal për konfliktin e ndodhur në zemër të Tiranës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.