Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja
AKTUALITET

Nga krimi i organizuar, dronet e deri te ekstremizmi, përfaqësues të FBI-së takojnë elitën e sigurisë në Tiranë

P
Piranjat19 September 2026, 21:10 · 3 min lexim
Nga krimi i organizuar, dronet e deri te ekstremizmi, përfaqësues

Këto ditë Tirana është bërë qendra e një takimi të rëndësishëm të drejtuesve dhe ekspertëve të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa. Kjo pasi duke filluar nga dita e sotme 19 shtator, deri më 23 shtator në kryeqytet do të zhvillohet takimi i 42-të i kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA).

Agjenda e takimit përfshin në program tema që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe luftën kundër krimit: krimi i organizuar, terrorizmi, ekstremizmi online, grupi “764”, dronët, krimi kibernetik, paratë e krimit, sekuestrimi i pasurive, narkotikët dhe ekstradimet, sipas Euronews Albania.

Mësohet se në aktivitete kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet amerikane dhe ato shqiptare, përfshirë këtu drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, Prokurorisë dhe BKH-së, kurse nga përtej oqeanit është parashikuar pjesëmarrja e Spencer Horn, Zëvendës Ndihmës Drejtori në FBI-së, si dhe e atasheut të FBI-së në Sofje, Brendan Collins.

Takimi nis me diskutime për luftën kundër krimit të organizuar dhe përvojën e Budapest Organized Crime Task Force, që shënon 25 vite bashkëpunimi. Në program është edhe modeli amerikan i Joint Terrorism Task Force, që bashkon agjenci të ndryshme për hetimin e kërcënimeve terroriste.

Ndërsa nga pala shqiptare do të diskutohet edhe për krimet në kufi dhe migracionin e paligjshëm.

Një nga temat më të veçanta që do të diskutohen është grupimi online “764”, i cili lidhet nga autoritetet amerikane me forma të ekstremizmit të dhunshëm dhe aktivitete kriminale në internet. Kjo temë do të prezantohet nga një zyrtar i FBI-së nga Berlini. Po ashtu pritet që të diskutohet edhe për format e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe përvojën e Shqipërisë në përballimin e tyre.

Një pjesë e posaçme e konferencës u është kushtuar edhe dronëve, ku raportohet se ekspertë të FBI Laboratory Division do të prezantojnë teknologjitë që përdoren për ekzaminimin dhe analizimin e dronëve. Pas këtij sesioni, diskutimet kalojnë te krimi kibernetik dhe bashkëpunimi ndërkombëtar kundër grupeve kriminale.

Një nga temat e tjera që do të diskutiohen është edhe ajo e ndjekjes së parave të krimit, në konferencë do të diskutohet roli i inteligjencës financiare në luftën kundër krimit të organizuar. Në program është edhe tema “From Confiscation to Public Good”, që lidhet me mënyrën se si pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara mund të përdoren për qëllime publike.

Në program është përfshirë edhe një rast konkret i hetuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit në fushën e narkotikëve. Rasti do të prezantohet nga hetuesi i BKH-së, Eduart Kaloshi. Dhe së fundi do të diskutohen procedurat shqiptare të ekstradimit, problemet që hasen në praktikë dhe mënyrat e bashkëpunimit me vendet e tjera.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.