Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Pajisja e gjurmimit “IMSI Catcher” është përdorur për të lokalizuar personat e përfshirë në trafikun e telefonatave online, me qëllim mashtrimin e qytetarëve Austriakë. Por veç kësaj, dhjetëra IP-i interneti u zbuluan dhe më pas janë gjurmuar në teren, për të mësuar se kush ishin personat dhe subjektet përdoruese të tyre. Përmes këtyre IP-ve kryhej i gjithë mekanizmi kriminal dhe përfitues të vlerave financiare.
Sipas dosjes hetimore të siguruar dy ditë më parë nga gazetari Elton Qyno, rezulton se dikush është identifikuar nga IP-të, dikush nga lënia e numrit të telefonit, siç ishte rasti i identifikimit të Ledio Toçit, që kishte vendosur në kontratë numrin e vëllait të tij, Eljo Toçi. Por është dokumentuar dhe rasti tjetër si ai i Xhoel Mekollit nga Vranishti i Devollit, që ushtronte aktivitetin nga banesa e vjehrrit të tij në Tiranë, Artur Bishami si dhe nga kompania “Espiron Studio”, e Marsel Lamit.
Sipas të dhënave që paraqiten në dosjen hetimore të skanuar për 2 vite me radhë, ka rezultuar se kompania e internetit, ka orientuar dhe drejtuar grupin e hetimit tek vendi ku ishte lidhja e Xhoel Mekollit.
Kjo lidhje ishte kryer në ambjentet e një apartamenti në katin e dytë të një pallati në rrugën "Kodra e Diellit". Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore, ka rezultuar se në këtë apartament jetonte personi i arrestuar, Xhoel Mekolli së bashku me bashkëshorten e tij.
Sipas verifikimeve ka rezultuar se apartamenti rezulton në emër të vjehrrit të Xhoel Mekollit, shtetasit Artur Bishami. Tashmë prokuroria po verifikon vërtet nëse ky apartament është blerë nga Bishami, apo emri i tij është përdorur si maskë nga Xhoel Mekolli, për të fshehur origjinën kriminale të kësaj prone.
Ndër të tjera në dosjen e prokurorisë thuhet se Xhoel Mekolli nga muaji Mars 2023 deri në muajin Nëntor 2025, ka qenë i punësuar tek subjekti tregtar "Espiron Studio" që ndodhet tek kompleksi “Kika” në Tiranë.
“Espiron Studio”, është hapur nga Fisnik Nezaj dhe Marsel Lami, në 19 Tetor 2022 dhe aktiviteti i saj është pezulluar në datën 27 janar 2026.
Por kjo është vetëm maja e ajsbergut për Xhoel Mekollin dhe persona e tjerë, pasi më parë ai ka punuar si telefonist tek kompania “Gama “Network”, e cila njësoj si “Espiron Studio” ka pezulluar aktivitetin e saj. Xhoel Mekolli, përdorte dy IP-i aktive një tek shtëpia e vjehrrit dhe tjetra tek kompania e Marsel Lamit. Gjatë analizës së kryer nga kompania e internetit, ka rezultuar se vetëm nga IP-ia e shtëpisë ku ai punonte duke mashtruar qytetarët e huaj, kishte 80 connections.
Ndërsa personi tjetër që ka ndërruar jetë Oltion Doku, gjatë analizimit të thirrjeve rezultoi të kishte 1230 connections.
Ndërkohë lidhur me këtë rast ditën e sotme gjykata e Tiranës, ka konfirmuar masat e “arrestit në burg” për 4 personat e arrestuar, Xhoel Mekollin, Eduard Dallan, Mateo Hoxhën dhe Tedi Agastrën, të cilët dolën sot për të dhënë shpjegime përballë gjyqtares, Lorena Çabej.
Njëherësh me masë sigurimi “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është lënë dhe Aida Vokli, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e Ledio Toçit, person ky i vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës dhe aktualisht ndodhet në kërkim me masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, për 5 të arrestuarit në flagrancë, senaca për vlerësimin e masës së sigurisë do mbahet ditën e nesërme. Të arrestuar në flagrancë operatorët Kristjan Buda, Benard Bib, Kleidi Dyrma, Ema Taip, Eno Hana.
Në kërkim vijojnë të jenë Marsel Lami dhe Xhoni Hitaj.
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një grup që mashtronte qytetarët gjermanë me Call-Center-a dhe ka dërguar p&eum...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorg...
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka mbledhur Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Tiranë, pasi zjarrit të rënë dy d...
Protesta e opozitës e planifikuar për të premten para Kryeministrisë do të fillojë në orën 19:00. Policia e Tiran&eum...
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Double”, p...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka ngritur në Kuvend rastin e zjarrit që shkrumboi pallatin te Arlis. Ai bëri thirrje që çdo ba...
Luftim Stafanasi nga fshati Zenisht, komuna Lis në Burrel i është drejtuar redaksisë së “Piranjat News” për problemi...
Në kuadër të operacionit të fundit kundër një rrjeti call center-ash mashtrues në Tiranë, Gjykata ka komunikuar masat e ...
Pesë prej të arrestuarve në kuadër të operacionit kundër disa Call Center-ave në Tiranë janë paraqitur sot për...
232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 12 milionë euro janë vendosur në sekuestro në kuadër të...