VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...

Administrata doganore rezulton institucioni me impaktin më të lartë negativ në financat publike, duke u renditur e para në listën e institucioneve që kanë shkaktuar dëmin më të madh ekonomik për buxhetin e shtetit. Sipas auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), të reflektuara në raportin vjetor 2025, dëmi në formën e të ardhurave të munguara nga Doganat vlerësohet në mbi 5.3 miliardë lekë, si rezultat i një sërë mangësish strukturore në administrimin dhe kontrollin e procedurave doganore.
Në thelb të këtij dështimi qëndron mosrealizimi i të ardhurave kryesore fiskale, veçanërisht nga TVSH-ja në import, akciza, renta minerare dhe taksat doganore. Auditimi evidenton se të ardhurat neto në vitin 2024 kanë qenë nën plan, duke reflektuar jo vetëm faktorë ekonomikë, por edhe dobësi të theksuara në administrimin fiskal dhe në zbatimin e kontrolleve.
Një nga problematikat më serioze lidhet me procedurat e vlerësimit doganor dhe klasifikimit tarifor. KLSH ka konstatuar raste të shumta të keqklasifikimeve, deklarimeve të pasakta të mallrave dhe mosaplikimit korrekt të elementëve të vlerësimit, duke sjellë përllogaritje të gabuara të detyrimeve dhe humbje të konsiderueshme për buxhetin. Në shumë raste, nuk janë kryer verifikime mbi origjinën, çmimet dhe karakteristikat reale të mallrave, ndërsa referencat doganore nuk janë përditësuar në përputhje me zhvillimet e tregut.
Dobësi të mëdha janë evidentuar edhe në procedurat e kontrollit dhe verifikimit. Administrata doganore nuk ka aplikuar në mënyrë të plotë masat ndëshkuese për shkeljet e konstatuara, ndërsa një pjesë e kundërvajtjeve janë trajtuar si raste neglizhence, duke shmangur penalitetet e plota ligjore. Po ashtu, janë konstatuar mangësi në dokumentacionin e kontrolleve, në procesverbalet dhe në evidentimin e elementëve për sekuestrim apo konfiskim të mallrave.
Një tjetër burim i rëndësishëm i të ardhurave të munguara lidhet me përjashtimet nga TVSH-ja në import. Auditimi ka zbuluar se autorizimet për përjashtim shpesh nuk mbështeten me dokumentacion të plotë dhe nuk verifikohet përputhshmëria e mallrave të importuara me investimet e deklaruara. Mungesa e planeve të biznesit, specifikimeve teknike dhe dokumenteve të pronësisë ka krijuar hapësira për abuzime dhe shmangie fiskale.
Problematikat shtrihen edhe në regjimet doganore dhe monitorimin e operatorëve ekonomikë. Janë konstatuar tejkalime të afateve, mospërputhje në statusin e mallrave dhe dobësi në ndjekjen e destinacionit të tyre, veçanërisht në zonat e lira si Porto Romano. Në këto zona janë evidentuar diferenca mes çmimeve të deklaruara dhe atyre të shitjes, si dhe mungesë mbikëqyrjeje efektive mbi aktivitetin e operatorëve.
Në aspektin teknik, auditimi evidenton mungesë të theksuar të verifikimeve laboratorike dhe mostrimeve të standardizuara. Në shumë raste nuk janë kryer analiza për përbërjen dhe cilësinë e mallrave, si për lëndët djegëse ashtu edhe për produkte të tjera sensitive, duke rritur riskun e keqklasifikimeve dhe të shmangies së detyrimeve.
Situata paraqitet edhe më problematike në menaxhimin e borxhit doganor. Në fund të vitit 2024, detyrimet e papaguara kanë arritur në rreth 48.6 miliardë lekë, me rreth 90% të tyre të mbartura prej më shumë se 5 vitesh. Proceset e mbledhjes së këtij borxhi karakterizohen nga vonesa, mungesë veprimesh konkrete dhe përdorim i kufizuar i instrumenteve ligjore për rikuperim. KLSH ka evidentuar qindra raste ku nuk janë ndërmarrë procedura për ekzekutim me forcë, nuk janë kërkuar urdhra ekzekutimi në gjykatë apo nuk janë ndjekur rastet në përmbarim.
Edhe në nivel të degëve doganore, si në Durrës dhe Rinas, auditimet kanë nxjerrë në pah të njëjtat problematika: klasifikime të pasakta, vlerësime jo korrekte të mallrave, trajtime të ndryshme për raste të ngjashme dhe mangësi në ndjekjen e shkeljeve. Në disa raste, janë konstatuar edhe efekte financiare konkrete negative, që arrijnë në qindra milionë lekë.
Auditimet e KLSH gjatë vitit të kaluar nxjerrin në pah një administratë doganore me dobësi të theksuara në kontroll, koordinim dhe përgjegjshmëri, e cila jo vetëm që nuk arrin të maksimizojë të ardhurat, por krijon hapësira për humbje të konsiderueshme financiare. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ndryshimi i drejtimit, me emërimin e Besmir Bejës, do të sjellë apo jo ndryshime dhe rezultate në menaxhimin e Doganave. /ekofin.al
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar publikisht nga paraburgimi lidhur me lajmet dhe interpretimet në media se mbledhja e Kol...
Në pikën Kufitare të Kapshticës vijon fluksi i lartë i lëvizjeve. Megjithatë situata paraqitet e qetë dhe e menaxhuesh...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Gjirokastër. Bashkëpronari i një ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar sot me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në t&e...
Një 33-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një lokal në Vlorë. 33-vjeçar, i cili punonte në mënyrë...
Ish-prokurori i Tiranës, Elio Mazreku, është emëruar drejtor i ri i Hetimit Doganor. Mazreku u shkarkua më 23 Nëntor 2023 nga K...
Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është fotografuar sërish në Parkun Kombëtar të Shebenikut nga stafi i Ad...
Një shqiptar u arrestua në Kolumbi. Ai kërkohej nga autoritetet evropiane për rrëmbim, torturë dhe vrasje në Marbela të...
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke transportuar me furgon veshje kontrabandë me vlerë 4...
Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në nj&eu...