Nga Norvegjia në Patos për të shitur drogë, arrestohet 28-vjeçari
Banonte përkohësisht në Patos dhe dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta (kokainë), vihet në pranga 28-vjeçari nga Norvegjia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.
Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. T., 28 vjeç, banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.
Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit (të marrë me qira) që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga Kolumbia në Shkodër për prostitucion, pesë persona kapen në flagrancë

Qarkorja e re ashpërson rregullat për emigrantët në Greqi, eksperti: Mijëra shqiptarë rrezikojnë lejen e qëndrimit dhe përballen me depor...

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Çermë-Lushnjë, përplasen 3 mjete. Drejtuesi mbetet brenda mjetit, pritet ndërhyrja e zjarrfikësve

EMRI/ Aksioni ndaj Call Centerave në kullat luksoze në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari!

VIDEO/ Vrasja e Miklovan Dakajt në Spanjë, momenti i arrestimit të tre autorëve

Hapet tenderi i paracaktuar 2.1 milionë euro - A do vazhdojë kompania “Fusha” të pastrojë resortet e oligarkëve me paratë e shqiptarëve?...

Automjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin Milot–Rrëshen

Zjarri përfshin tregun e fruta-perimeve në Durrës





