Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Nga përmbytjet te pritja: Fermerët e Beratit ende pa dëmshpërblime! Përgjegjësia kalon nga një zyrë në tjetrën

P
Piranjat 1 July 2026, 09:40 · 5 min lexim
Nga përmbytjet te pritja: Fermerët e Beratit ende pa

Në Kozarë të Kuçovës është stina e vjeljes së frutave dhe Ledjon Marra i ka përqendruar forcat te pemëtaria. Pas humbjeve të mëdha në serra nga përmbytjet e janarit të këtij viti, fermeri thotë se ka akumuluar miliona lekë të pashlyera.

Marra i tha BIRN se i ka dërguar prej muajsh Bashkisë së Kuçovës foto dhe video të dëmeve të shkaktuara, por nuk ka ende një përgjigje.

“Na thanë që do na dëmshpërblenin, por nuk kemi asgjë deri më sot,” u ankua ai.

Qarku i Beratit mban një peshë të rëndësishme në prodhimin bujqësor, kryesisht në kultivimin e serave dhe perimeve, por sezoni i këtij viti u dëmtua rëndë nga përmbytjet në fillim të vitit. Në Bashkinë Dimal, dalja nga shtrati e lumit Osum përmbyti sipërfaqe të tëra të mbjella, ndërsa në Bashkinë Kuçovë fermerët ia atribuojnë dëmet edhe shkarkimeve nga HEC-i i Banjës. Në të dyja bashkitë, uji la pas sera të dëmtuara, kultura të humbura dhe qindra fermerë në pritje të kompensimit.

Sipas dokumenteve të siguruara përmes një kërkese për të drejtë informimi, përmbytjet prekën mbi 32 hektarë serra, 225 fermerëve dhe qindra rrënjë pemësh. Por pavarësisht premtimeve, fermerët nuk kanë marrë ende asnjë kompensim financiar, pasi nuk janë siguruar ende fondet.

Një panoramë të ngjashme përshkruajnë edhe personat që punojnë çdo ditë me fermerët e zonës. Përveç punës në bujqësi, Ledjon Marra ofron shërbimin e një farmacie me preparate bujqësore në Kozarë. Ai thotë se i gjithë investimi i vitit shkoi dëm për dhjetra e dhjetra banorë.

“Fermerët kishin punuar me mbjelljet e stinës, por vërshimi i ujit në sera shkoi dëm,” tha ai.

Në përgjigjen zyrtare, Bashkia Kuçovë konfirmon se përmbytjet prekën Salcën, Kozaren, Ferrasin, Tapinë dhe Rreth Tapinë, ndërsa pretendon se vlera totale e dëmit të llogaritur për shtëpitë e dëmtuara është 2.2 milionë lekë. Në të njëjtën përgjigje, Bashkia pranon se u përmbytën edhe tokat bujqësore, por nuk jep një vlerësim financiar për dëmet në sektorin e bujqësisë.

Bashkia shton më tej se pas përmbytjeve u ngrit një grup pune për evidentimin e dëmeve dhe se vlerësimet u kryen në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Berat.  Megjithatë, për pyetjen nëse është realizuar procesi i kompensimit për familjet dhe fermerët e prekur, institucioni nuk jep një përgjigje të drejtpërdrejtë, por i referohet vetëm procesit të evidentimit dhe përllogaritjes së dëmeve.

Pakënaqësia e fermerëve për mungesën e dëmshpërblimeve ka shkaktuar një debat politik në nivel lokal. Sipas Kasion Hasimetajt, kryetar i Partisë Demokratike në Berat, shqetësimi është ngritur në takimet me fermerët dhe më pas është çuar për diskutim edhe në Këshillin Bashkiak.

“Patjetër që jemi marrë me këtë shqetësim, madje kemi krijuar një takim enkas me kryetarin e PD-së për këtë situatë. Këtë shqetësim e kemi ngritur edhe në Këshillin Bashkiak. Përmbytjet më të mëdha ishin në Kuçovë dhe Dimal si degë,” tha ai.

Më 23 prill, gjatë një interpelance në Kuvend, deputeti i qarkut të Beratit, Zija Ismaili pretendoi se në qarkun që ai përfaqëson ishin përmbytur rreth 900 hektarë me një dëm të stërmadh ekonomik për fermerët. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, u përgjigj se kompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore nuk ishte përgjegjësi e ministrisë që ai drejtonte.

Mes këtyre qëndrimeve mbeten fermerët, të cilët thonë se kanë dorëzuar dokumentacionin, kanë pritur komisionet dhe kanë ndjekur çdo procedurë, por ende nuk kanë marrë mbështetjen financiare që u është premtuar. Për shumë prej tyre, pasojat vazhdojnë të maten jo vetëm me hektarët e dëmtuar, por edhe me borxhet, investimet e humbura dhe muajt e pritjes për një dëmshpërblim që ende nuk dihet nëse do të mbërrijë./ BIRN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.