Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2026. Ky ishte niveli më i ulët për të njëjtën periudhe në 17 vite që nga 2009-ta, teksa një seri dosjesh në hetim nga SPAK si, koncesionet PPP, inceneratorët, rrugët (ARRSH) dhe AKSH-i, etj kanë zbuluar se në shumë raste i gjithë fondi i dhënë për tu investuar në shërbime ose mallra është abuzuar tërësisht.
Të dhënat zyrtare tregojnë se, ndërsa nevoja për infrastrukturë është në rritje për shkak edhe të kritereve të integrimit në anën tjetër aftësia e shtetit për të realizuar investime kapitale ka rënë në nivele alarmante, duke u lidhur drejtpërdrejt me skandalet e mëdha korruptive që kanë përfshirë institucionet kryesore shqiptare që janë mandatuar për të tu kujdesur për infrastrukturën kritike të vendit.
Grafiku i shpenzimeve kapitale për tremujorët e parë tregon një epokë të artë të investimeve rreth viteve 2012-2013, ku shifrat kapërcyen 65 miliardë lekë, për të pasuar më pas me një rënie drastike që nuk u rikuperua kurrë.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kjo pikiatë nuk po vjen nga mungesa e parave në arkën e shtetit, pasi përkundrazi fondi i investimeve është shumëfishuar në krahasim me para 10 viteve, por e sistemit problematik. Është krijuar një praktikë ku fondi i investimeve publike alokohet në pjesën më të madhe të tij në muajin dhjetor, teksa hetimet kanë zbuluar se fondet përpara se të shndërrohen në asete konkrete për qytetarët humbasin.
Hetimet kanë zbuluar skemat e abuzimit me tenderat e ARRSH-së, ku kostoja për kilometër fryhet artificialisht dhe kontratat u jepen kompanive pa kapacitete, duke bërë që projektet të zvarriten me dekada. Ndërkohë që miliarda euro dalin nga buxheti i shtetit, ato nuk përkthehen në investime kapitale të prekshme.
Në rastin e inceneratorëve, paratë që duhej të shkonin për ndërtimin e infrastrukturës së mbetjeve, rezultuan se u devijuan përmes kompanive guackë duke lënë pas objekte që nuk funksionojnë ose që ekzistojnë vetëm në letra. Të dhënat mbi rolin e investimeve publike janë edhe më alarmante kur analizohet dosja e fundit e AKSH-it, ku qindra miliona euro janë shpërdoruar në projekte dhe kompani fiktive, teksa sistemet e E-albania në rastin më të mirë nuk punojnë dhe të dhënat sensitive janë hakeruar më shumë se njëherë.
Këtë vit fondi i investimeve publike është planifikuar në 162, 3 miliardë lekë rreth 1,7 miliardë euro, nga të cilat gjatë 3-muajve të parë janë shpenzuar vetëm 5,2 miliardë lekë ose vetëm 3,2 për qind e planit vjetor. Shuma e alokuar në tremujorin e parë ishte 47 për qind më e ulët se plani i periudhës dhe 36 për qind më pak se fakti i vitit të kaluar./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 April07:11
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në t&eum...
AKTUALITET
23 April22:52
Opozita braktisi seancën, socialistët miratojnë pr/ligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit
Me 76 vota pro dhe asnjë kundër në mungesë të opozitës, mazhoranca miratoi në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjenc...
AKTUALITET
23 April22:47
Kush është njeriu i Ergys Agasit në Policinë e Shtetit
Në studion e MCN TV, gazetari Ferdiand Dervishi tha se Ergys Agasi mund ta ketë pasur shumë të lehtë të largohet nga Shqipëri...
AKTUALITET
23 April22:38
Sekuestrimi i 40 milionë eurove për dosjen “AKSHI”/ Hoxha: Çdo gjë e kanë kërkuar “qyl”, nuk kanë pasur frikë askënd
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro, në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK ...
AKTUALITET
23 April22:29
Drejtoria e Doganave sqaron "humbjen" e kontenierit në Port: Ishte bosh, gabimisht u ngarkua në anije tranzit
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë me një reagim zyrtar për "humbjen" e një kontenieri në Portin e Durrësit. Institu...
AKTUALITET
23 April22:10
Qyno: Mashtrimi me Call-Center me lejen e institucioneve, të përfshirë shumë zyrtarë
Gazetari Elton Qyno, ka ngritur akuza të forta mbi funksionimin e skemave mashtruese përmes call center-ave dhe rolin e institucioneve shqiptare n&eum...
AKTUALITET
23 April21:53
“Ka video seksi e shantazhi, mund të jenë urdhëruar dhe vrasje nga zyra e tij”, Gazetarja zbulon vendndodhjen e Ergys Agasit: Ja ku luan kumar
Deklarata të forta janë bërë nga gazetarja Anduena Llabani lidhur me aktivitetin e dyshuar të Ergys Agasit.
Ajo tha: “Ka shum&eu...
AKTUALITET
23 April21:52
‘Vjedhin edhe të sëmurët terminalë’/ Gazetari: Policia merr përqindje nga mashtrimet e call center-ave
Një skemë tronditëse mashtrimi që operon përmes call center-ave në Shqipëri duket se ka alarmuar partnerët tanë evr...
AKTUALITET
23 April21:41
E rëndë në Kavajë, aksidentohet për vdekje këmbësorn
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, 23 prill, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.
Automjet...