Nga rrushi i Zegjinesë te misri i Korreshit/ Deputetët ndezin sfidën me fruta-perime në rrjet

Zeqine Çaushi është shfaqur në një foto duke reklamuar rrushin e Roskovecit. Në foto bie në sy, përveç filtrave, edhe kombinimi perfekt mes veshjes dhe rrushit që ajo mban në dorë. Bluja e xhinseve thuajse shkrihet në perfeksion me kokrrat e rrushit të Zeqinesë.

Përveçse juriste dhe parlamentare e suksesshme, tashmë Zeqineja na shfaq edhe vlera si stiliste, që realizon kombinime të një karakteri bizar, por njëkohësisht efikas.
Ndërkohë, në mënyrë të rrufeshme, i përgjigjet Sajmir Korreshi, duke përdorur të njëjtën formë komunikimi me publikun, por me një stil më transgresiv.

Një kalli i zhveshur misri i zonës së Myzeqesë shoqërohet në një simetri thuajse perfekte me dy fiq, të cilët mbahen në mënyrë provokuese nga duart e deputetit lushnjar. Shikimi i Korreshit duket sfidues dhe thuajse grishës për këdo që do të pranojë të tilla sfida verore me sfond fruta-perimesh.
Presim me padurim që sfidës t’i bashkohet edhe deputeti Erion Braçe, mbrojtësi më i vendosur i shalqirit “Made in Albania”./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Kërkohet nga Zvicra për tentativë vrasje – Gjykata e Tiranës lë në “arrest me burg” pa afat shtetasin turk Barkay Gulbas

“Morën 1.5 mln lekë florinj”/ Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: Autorët shmangën rrugët kryesore, dyshohet se e vëzhguan dyqanin si kl...

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 1.5 milionë lekë

Grabitje në Lezhë, dy persona sulmojnë taksistin dhe i marrin lekët

Ndahet nga jeta Besnik Çota, legjenda e KF Sopotit

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

VIDEO/ Momenti kur zbret në Rinas Sokol Hoxha, i akuzuar për tre vrasje

48% e shqiptarëve fajësojnë ndërtimin e dobët dhe korrupsionin për problemet me rrugët





