Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë
AKTUALITET

Nga sherri për patatet te vrasja, zbardhet dëshmia e djalit të çiftit në Roskovec: Si i zbulova prindërit të vdekur

P
Piranjat24 March 2026, 20:57 · 2 min lexim
Nga sherri për patatet te vrasja, zbardhet dëshmia e djalit të

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me pushkë bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapaj dhe më pas edhe veten.

Sipas burimeve nga Policia, djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë.

Ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qënë para 10 ditëve kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe 80-vjeçari është acaruar duke i thënë djalit “Pse u hedh pleh patateve”, konflikt banal që ka përfunduar në komisariatin e Rroskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit.

Pasi është kthyer nga Fieri, mësohet se djali i ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Fillimisht ka lajmëruar një kushëririn e vet dhe më pas Policinë. Po sipas burimeve policore, arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qënë e fshehur nën tokë, pasi ishte me dhe.

Ndërkohë që ishte shkrepur dy herë, një plumb i ka shkaktuar vdekjen Dashurisë dhe plumbi tjetër ka shkaktuar vdekjen e 80-vjeçarit i cili është vetëvrarë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.