
Nga Roberto Cardesi, EL ESPANOL
Rezervuari i Casasola (Almogía) ndodhet më shumë se 2.000 kilometra në vijë ajrore nga qyteti i Shkodrës (Shqipëri), por është një distancë që mafia shqiptare përpiqet ta shkurtojë sa herë që mundet. Shqiptarin Miklovan Dakaj familja e dinte të vdekur, ndërsa ai ndodhej në provincën e Málagës.
Mediat në Shqipëri e konsideronin të sigurt mundësinë që ai ishte vrarë për një borxh të pazgjidhur të trafikut të drogës dhe kjo është më se e mundshme pas zbardhjes së vdekjes së tij. Trupi i Dakajt u gjet në rezervuarin e Casasola-s tetorin e kaluar.
Vrasja e tij është hetuar nën sekret hetimor dhe deri tani nuk janë bërë publike më shumë detaje. Trupi u gjet i mbështjellë në një thes dhe vrasësit e hodhën nga një urë e rezervuarit duke menduar se nuk do të zbuloheshin.
Por në këtë histori ka edhe një element rastësie. Dikush telefonoi Policinë Lokale të Almogía-s duke paralajmëruar se ishte gjetur një thes që dukej sikur fshihte një trup njeriu. Ato ditë, Bashkia e Almogía-s mohoi se ndonjë banor ishte zhdukur, kështu që gjithçka tregonte se bëhej fjalë për një tjetër larje hesapesh në Costa del Sol.
Duhet të kthehemi në 13 maj 2025. Ishte hera e fundit që Miklovan Dakaj u pa në Marbella. Pasi nuk patën më lajme për të, babai dhe ish-partnerja e tij shkuan në polici për të denoncuar zhdukjen, e cila përfundoi tragjikisht.
Dëshmitë e tyre lidhin digën e Casasola-s me vendin e fundit ku dihet se ishte viktima para se të vritej: restorantin José Carlos në rrugën A-7075, në drejtim të rezervuarit. Dakaj i kishte thënë partneres se po shkonte atje sepse kishte një takim me disa persona. Mes vendit ku u gjet trupi dhe këtij lokali ka rreth 8 kilometra distancë.
Personat e arrestuar për vrasjen e Dakajt janë shqiptarë, ndaj hija e mafies shqiptare rëndon mbi këtë ngjarje. Mediet kryesore kanë folur gjerësisht për rastin, duke kujtuar edhe vrasje të tjera të shqiptarëve në provincën e Málagës të lidhura me krimin e organizuar.
Kjo nuk është diçka e re. Prej vitesh klanet shqiptare kanë fituar peshë në Costa del Sol, një territor kyç për trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe larjet e hesapeve.
Sipas hetimeve të ndryshme policore, mënyra e tyre e veprimit karakterizohet nga diskrecioni, lëvizja e shpejtë mes vendeve dhe një nivel i lartë dhune kur ka borxhe, vjedhje droge ose tradhti të brendshme. Në Costa del Sol, prania e tyre është vënë re veçanërisht në episode që lidhen me rrëmbime, zhdukje dhe vrasje të lidhura me narkotrafikun.
Dhuna e mafies shqiptare në këtë zonë ka shqetësuar prej kohësh hetuesit, të cilët e konsiderojnë atë si një nga organizatat kriminale të huaja me kapacitetin më të madh për të vepruar në provincën e Málagës.
Costa del Sol është kthyer në një skenar të favorshëm për këto lloj rrjetesh për shkak të lidhjeve ndërkombëtare, qarkullimit të vazhdueshëm të shumave të mëdha të parave dhe lehtësisë për t’u përzier mes banorëve të huaj dhe bizneseve ligjore.
Kur ndodh një larje hesapesh mes shqiptarëve, heshtja zakonisht është absolute. Askush nuk flet, askush nuk sheh asgjë dhe trupat, në disa raste, vonojnë muaj të tërë për t’u gjetur ose nuk gjenden kurrë.
Mes këtyre vdekjeve është edhe ajo e Sokol Fekës, më 28 janar 2015, një komandant i forcave shqiptare që vdiq në një aksident me helikopter në Gaucín, pasi u rrëzua duke goditur një shtyllë elektrike.
Ngjarja ndodhi natën dhe autoritetet nuk e kuptuan arsyen e këtij fluturimi të natës derisa të nesërmen në mëngjes gjetën më shumë se 800 kilogramë hashash në avionin e rrëzuar. Aty ndodheshin Sokol Feka dhe një shtetas nga Cadiz, që e kishte shoqëruar në këtë udhëtim fatal nga Maroku.
Feka ishte një ushtarak i rangut të lartë, i vlerësuar dhe instruktor fluturimi për shumë vite në ushtrinë e tij. Gjatë një lejeje disa javore vendosi të fitonte para shtesë duke transportuar hashash drejt Spanjës për një nga bosët historikë të Cadiz, por gjithçka përfundoi keq, si shumica e historive të krimit të organizuar.
Një tjetër vdekje në Málaga e lidhur me mafien shqiptare ishte ajo e Taulant Malshi në vitin 2018, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Në botën e krimit shqiptar thuhet se trupi i tij u hodh në det dhe vdekja lidhet me një seri larjesh hesapesh mes klaneve të rëndësishme shqiptare që vazhdojnë ende.
Ky është një nga tiparet më shqetësuese të këtyre organizatave: konfliktet e tyre nuk mbeten në Shqipëri dhe nuk kufizohen në një vend të vetëm, por udhëtojnë me ta kudo që kanë biznese, interesa apo llogari të hapura. Dhe Costa del Sol, për shkak të volumit të narkotrafikut dhe pranisë së kriminelëve ndërkombëtarë, është një nga vendet ku këto luftëra private dalin në sipërfaqe.
Hetimi për vrasjen e Miklovan Dakaj po kryhet nga UDYCO e Málaga, e cila është mësuar të merret me raste të tilla ku askush nuk dëshiron të flasë. Në fakt, ende nuk dihet pse Dakaj është vrarë, por në shumicën e rasteve kur ndodhin larje hesapesh mes klaneve shqiptare, shkaku është vjedhja e drogës ose mosshlyerja në kohë e ngarkesave të narkotikëve.
Kjo ndodh kur krimi kryhet jashtë vendit të tyre, sepse kur ndodh brenda Shqipërisë, vrasja mund të jetë më komplekse, duke përfshirë edhe krime nderi mes mafiozëve. Por nuk duket se ky është rasti.
Zbardhja e kësaj larjeje hesapesh nxjerr edhe një herë në pah aftësinë e mafies shqiptare për të kryer krime kudo që ka anëtarë të rëndësishëm, në mënyrë që logjistika e saj globale e trafikut të kokainës të vazhdojë të funksionojë. Për këtë arsye konsiderohen si disa nga ndërmjetësit më të mëdhenj të kokainës në Evropë, por kjo ka edhe rrezikun e vet: të përfundosh i lidhur dhe i hedhur në rezervuarin e Casasola.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Prill11:35
Shtëpia e barit në Peqin, nxjerr zbuluar policët! Kamerat fiksuan Romario Hasën, kryetari i fshatit nuk shkoi për kontroll
Shtatë efektivët e policisë, të cilët u pezulluan nga detyra për mosveprimet e tyre në parandalimin e shtëpisë s&...
AKTUALITET
4 Prill11:19
Ismail Aliaj shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u godit me grushte e shqelma dhe humbi jetën, shpallen në kërkim tre persona
Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim 3 persona të përfshirë në konfliktin e djeshëm ku gjeti vdekjen 63-v...
AKTUALITET
4 Prill11:13
"As gomari nuk kalon këtu", rruga drejt fshatit Selitë në Mallakastër e amortizuar, banorët kërkojnë zgjidhje
Një ndër segmentet rrugore më të amortizuara në Bashkinë e Mallakastrës vijon të mbetet në gjendje të rë...
AKTUALITET
4 Prill11:07
Tenderi për Aeroportin e Vlorës/ SPAK thërret anëtarët e komisionit të vlerësimit, dyshime për shkelje të barazisë dhe paracaktim të fituesit
Prokuroria e Posaçme, ka nisur hetimet për tenderin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke thirrur për marrjen e d&eum...
AKTUALITET
4 Prill10:42
AKU i bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, Ylli Merja
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të shtunë se ka bllokuar rreth 4 ton produkte bimore në magazinën e mjekut ...
AKTUALITET
4 Prill10:13
Del FOTO, ky është autori i plagosjes së dyfishtë në Shkodër
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Shk...
AKTUALITET
4 Prill10:11
Zbardhet përplasja e dhunshme në Vlorë, konflikti i të birit i kushtoi jetën 63-vjeçarit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas nj&eu...
AKTUALITET
4 Prill09:47
77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria, aleat i palëkundur i Aleancës për mbrojtjen e vlerave demokratike
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj me anë të një postimi në ...
AKTUALITET
4 Prill09:30
DW: Njoftimi nga SHBA për Shqipërinë për sulm të mundshëm nga Irani, alarm sigurie apo njoftim rutinë?
Më 1 prill, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëroi për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iran...
AKTUALITET
4 Prill09:00
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.4 lekë, në shitje me 83.5 lekë.
Euro do të blihet me 95...