Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri

Nga sot, Shqipëria ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi disa ditë më parë se ky vendim vjen pas heqjes së këtij vendi nga lista e autorizuar e BE-së.
Vendimi për ndalimin e importit u mor për shkak të dështimit të ofrimit të garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve dhe stimuluesve për rritjen e kafshëve.
Megjithatë, ngarkesat e mishit të shpendëve dhe gjedhit me certifikata të lëshuara para 3 shtatorit do të vijojnë të pranohen, edhe nëse mbërrijnë pas kësaj date.
Prej më shumë se 2 dekada Shqipëria blen mish dhe nënprodukte të tij nga Brazili, duke bërë që ky shtet të renditet i pari në listë sa i takon importeve të këtij produkti. Sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e INSTAT nga janari deri në qershor janë blerë në total 23 mijë tonë mish me vlerë 46.3 milionë euro, ku 34.6% e këtyre furnizimeve ishin nga Brazili.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dalin detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, merret në pyetje një i dyshuar

EMRI/ Dhunoi me grushte punonjësin e policisë, arrestohet 27-vjeçari

Çfarë po ndodh në Instagram? Bllokohen disa llogari, mes tyre Agron Shehaj dhe aktivistë të protestës

Malaj: Pagat e magjistratëve s’janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

Dështon seanca për "Plumbin e Artë"/ Mungon Erion Alibej, shtyhet pretenca e SPAK-ut

Situatë kritike në Mat, zjarri hyn në luginën e Shkopetit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Aksidenti tragjik në Shkodër/ Ky është 16-vjeçari që humbi jetën pasi u përplas me motor

Tregu postar në rënie, bien me 15% brenda një viti





