AKTUALITET

Nga sot nis zbatimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor, kujdes celularët dhe përdorimin e alkoolit

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Gusht 2026, 14:02

Nga sot nis zbatimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor, kujdes celularët

Nga kjo e premte, 7 gusht 2026, hyjnë zyrtarisht në fuqi ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të miratuara nga Kuvendi më 19 qershor. Paketa e re sjell masa ndëshkuese dukshëm më të ashpra për shkelësit, me synimin për të ulur aksidentet dhe për të goditur sjelljet që konsiderohen me rrezik të lartë në qarkullimin rrugor.

Një nga ndryshimet më të forta lidhet me drejtuesit e mjeteve që përsërisin drejtimin në gjendje të dehur. Nëse një shofer është ndëshkuar më parë për këtë shkelje dhe kapet sërish duke drejtuar automjetin me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak, ai do të humbasë patentën përgjithmonë. Në këtë rast nuk do të ketë më asnjë mundësi për ta rimarrë lejen e drejtimit, qoftë edhe duke rifilluar procedurat në autoshkollë. Autoritetet e konsiderojnë këtë masë si një mënyrë për të larguar përfundimisht nga rrugët drejtuesit që përsërisin një nga shkeljet më të rrezikshme.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për personat që drejtojnë automjet pa qenë të pajisur me leje drejtimi. Nëse një i rritur kapet duke qarkulluar pa patentë, përveç gjobës, ai nuk do të ketë të drejtë të regjistrohet në autoshkollë për një periudhë prej një viti.

Edhe më të ashpra janë masat për të miturit. Nëse një i mitur kapet në timon pa leje drejtimi, ai nuk do të mund të pajiset me patentë sapo të mbushë moshën 18 vjeç, si bashkëmoshatarët e tij. Ligji i ri parashikon që ai të presë edhe dy vite të tjera përpara se të ketë të drejtën të ndjekë procedurat për marrjen e patentës.

Një kapitull i veçantë i ndryshimeve i kushtohet shoferëve të rinj. Sipas statistikave të aksidenteve rrugore, drejtuesit që sapo janë pajisur me leje drejtimi kanë një probabilitet më të lartë për t’u përfshirë në aksidente, për të tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe për të kryer shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Për këtë arsye, gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës, shoferët e rinj do t’u nënshtrohen kufizimeve të veçanta. Ata nuk do të lejohen të konsumojnë asnjë sasi alkooli përpara se të ulen në timon. Gjithashtu, shpejtësia maksimale e lejuar për ta në autostrada do të jetë 90 kilometra në orë, ndërsa në rrugët jashtë qendrave të banuara nuk do të mund të tejkalojnë 80 kilometra në orë.

Mosrespektimi i këtyre kufizimeve do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje të pikëve nga leja e drejtimit.

Ligji parashikon edhe masa shtesë për përsëritësit. Nëse gjatë kësaj periudhe dyvjeçare një shofer i ri kryen dy shkelje brenda një viti, kufizimet që i zbatohen nuk do të përfundojnë pas dy vitesh, por do të zgjasin edhe një vit tjetër, duke e çuar periudhën e monitorimit në tre vjet.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me pezullimin e patentës. Deri më tani, në disa raste drejtuesit e mjeteve mund ta shmangnin pezullimin duke paguar dyfishin e vlerës së gjobës. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja, kjo mundësi nuk ekziston më për patentat e lëshuara nga autoritetet shqiptare. Pezullimi i lejes së drejtimit do të zbatohet automatikisht, pa alternativë financiare për ta zëvendësuar.

Paketa e re parashikon gjithashtu rritje të ndjeshme të gjobave për disa nga shkeljet më problematike në qarkullim. Shoferët që tejkalojnë shpejtësinë në zonat e banuara, pranë shkollave, organizojnë gara me automjete ose kryejnë manovra agresive në rrugë, do të përballen me gjoba që variojnë nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë. Më parë, këto masa varionin nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.

Ndryshime ka edhe për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit. Nëse një drejtues kapet dy herë brenda një viti duke përdorur celularin në dorë gjatë vozitjes, patenta do t’i pezullohet për tre muaj. Me rregullat e mëparshme, pezullimi parashikohej vetëm pas shkeljes së tretë.

Ndalimi i përdorimit të celularit nuk kufizohet vetëm te drejtuesit e automjeteve. Ligji i ri e shtrin këtë detyrim edhe për drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave, të cilët gjithashtu do të ndëshkohen nëse përdorin telefonin gjatë lëvizjes.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...