Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK...
AKTUALITET

Nga vjedhjet te sulmet online, si po ndryshon harta e kriminalitetit në Shqipëri

P
Piranjat 6 August 2026, 14:18 · 3 min lexim
Nga vjedhjet te sulmet online, si po ndryshon harta e kriminalitetit në

Numri i veprave penale të evidentuara në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2024, por të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se disa prej formave më shqetësuese të kriminalitetit janë në rritje, mes tyre krimet kibernetike, trafiku i qenieve njerëzore, dhuna në familje dhe rastet e shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas raportit, gjatë vitit 2024 u evidentuan gjithsej 32.653 vepra penale, me një rënie prej 3,5% krahasuar me vitin 2023 dhe 2,5% krahasuar me vitin 2022.

Peshën më të madhe në totalin e veprave penale e zënë shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, që përbëjnë 16,5% të të gjitha rasteve të regjistruara. Më pas renditen veprat penale në fushën e drogës me 8,9%, dhuna në familje me 6,6%, vjedhjet me 6,5% dhe trafiku i armëve dhe municionit me 4,2%.

Një nga zhvillimet më shqetësuese është rritja e trafikut të qenieve njerëzore, ku rastet u shtuan me 59,5% në raport me vitin 2023, duke kaluar nga 37 në 59 raste.

Po ashtu, shkaktimi i vetëvrasjes u rrit me 42,9%, nga 35 në 50 raste, ndërsa krimet kibernetike vijuan trendin e fortë në rritje, me 40,6% më shumë raste se një vit më parë, duke arritur në 388 raste, nga 276 që ishin në vitin 2023.

Në rritje rezultojnë edhe përndjekja, me 18,4%, duke arritur në 232 raste, vrasjet me dashje, të cilat u rritën me 17,1%, nga 35 në 41 raste, si edhe vjedhjet me shpërdorim detyre, që u shtuan me 14,6%.

Raporti evidenton gjithashtu një rritje të abuzimeve seksuale me 13,1%, ndërsa dhuna në familje vijon të mbetet një nga fenomenet më problematike, me një rritje prej 11,9%, duke arritur në 2.139 raste, nga 1.911 një vit më parë.

Edhe pastrimi i parave shënoi rritje me 8,8%, ndërsa shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor u rritën me 2,9%, duke mbetur kategoria me numrin më të lartë të veprave penale, me 5.382 raste.

Nga ana tjetër, disa kategori kriminaliteti kanë shënuar ulje të ndjeshme. Vjedhjet ranë me 21,3%, duke zbritur nga 2.712 në 2.133 raste, ndërsa kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror u ul me 18,3%.

Rënie regjistruan edhe përdhunimet, me 17,4%, korrupsioni, me 16,3%, si dhe krimet në fushën e drogës, që ranë me 6,3%, megjithëse mbeten ndër kategoritë me peshën më të madhe në kriminalitetin e përgjithshëm.

Në ulje rezultojnë gjithashtu shfrytëzimi i prostitucionit me 4,4% dhe trafikimi i armëve dhe municionit me 3,3%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, edhe pse kriminaliteti në tërësi ka vijuar të bjerë për të dytin vit radhazi, struktura e tij po ndryshon. Krimet tradicionale, si vjedhjet apo korrupsioni, kanë shënuar tkurrje, ndërsa po rriten veprat penale që lidhen me teknologjinë, trafikimin e qenieve njerëzore dhe dhunën ndaj individëve. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.