Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Ngjarja e rëndë në Roskovec/ Publikohet momenti kur RENEA rrethon makinën e Nertil Buzit

P
Piranjat26 July 2026, 21:19 · 2 min lexim
Ngjarja e rëndë në Roskovec/ Publikohet momenti kur RENEA rrethon

Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë automjetin ku ishte izoluar Nertil Buzi, pak çaste përpara se 35-vjeçari t’i jepte fund jetës, pas rreth 10 orësh negociata me autoritetet.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 24 korrik në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku humbën jetën Kosta Plaka dhe më pas në spital edhe bashkëshortja e tij, Belere Plaka, autori u mbyll në automjetin e tij, duke refuzuar t’u dorëzohej forcave të Policisë.

Gjatë orëve të negociatave, efektivët e RENEA-s dhe negociatorët e Policisë tentuan ta bindnin të dorëzohej. Sipas informacioneve, ai refuzoi çdo përpjekje për t’u vetëdorëzuar, por në një moment pranoi të lironte ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbante me vete pas krimit.

Pamjet e siguruara tregojnë momentet kur forcat speciale dhe hetuesit ndodhen pranë automjetit, megjithatë, 10 orë negociata nuk kanë dhënë rezultat dhe Buzi i dha fund jetës brenda automjetit.

Ndërkohë, Rozalinda Plaka, e vetmja e mbijetuar e tragjedisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Në dëshminë e saj paraprake, ajo ka rrëfyer se u zgjua nga zhurmat në banesë dhe pa ish-të fejuarin e armatosur në dhomën e saj, i cili e detyroi ta ndiqte drejt automjetit. Ajo ka deklaruar se në ato momente nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur me prindërit e saj.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e krimit dhe të gjitha rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.