Ngjarja e rëndë/ Po peshkonte në Porto Palermo, lënda plasëse i shpërthen në dorë, ndërron jetë 65-vjeçari në Himarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Himarës. Pranë zonës së pasme të Porto Palermos.
Një 65 vjeçar teksa ka qenë duke peshkuar, nëpërmjet shpërthimit, dyshohet që lënda plasësse ti ketë shpërthyer në dorë.
Për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Gjatë rrugës për në spital, 65 vjeçari ka ndërruar jetë.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.
65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Serbia hap konsullatë në Shkodër për minoritetin e saj prej 584 banorësh. Djuric: Edhe Shqipëria do të hapë një në Bujanoc

Kultivoi 107 bimë narkotike dhe 20 kubikë me fidanë kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Poliçan

'Televizionet kontrollonin narrativën’/ Cukali: Gazetaria qytetare ia nxori Ramës pushtetin jashtë kontrolli

Një shtetas polak, i bllokuar prej 24 orësh në malin e Çikës

“Nëna tentoi të mbronte fëmijët”/ Detaje nga tragjedia me 3 viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e babait





