Ngjarje e rëndë në Rinas/ Qytetari përplas 4 automjete dhe kërcënon kalimtarët me hanxhar

Një situatë e rrezikshme është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, rreth 300 metra pranë mbikalimit, ku një person ka shkaktuar panik mes kalimtarëve.
Sipas informacionit të siguruar nga një dëshmitar, autori fillimisht ka përplasur katër automjete në zonë dhe më pas ka dalë nga mjeti duke kërcënuar dhe ndjekur qytetarët me një hanxhar në dorë.
Në vendngjarje, në mënyrë të rastësishme, ndodheshin tre efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët dyshohet se janë pjesë e strukturave speciale të Marinës. Ata kanë reaguar menjëherë, duke ndërhyrë për neutralizimin e personit, i kanë marrë armën e ftohtë dhe i kanë vendosur prangat, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë së Shtetit.
Më pas, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve, është shmangur një ngjarje më e rëndë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga incidenti./Piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
Banorët e rrugës “Dervish Luzha” në Babrru denoncojnë gjendjen skandaloze: Uji na hyn në shtëpi, rruga e pashtruar prej 30 vitesh

Del foto e 78-vjeçarit që u vra në shtëpinë e tij në Korçë, policia shoqëron disa persona

Vrasja e të moshuarit në Korçë ende mister, shoqërohen disa persona; dyshohet se autori njihte viktimën

Vrasja në Elbasan/ Apeli liron nga qelia Kujtim Pishën, rojen e biznesit të Mëhallës

Grabitje me forcë në Vlorë dhe Sarandë, 3 të arrestuar në pak orë

“Pjerin Ndreu shpërndan fshehtas ushqime”, denoncimi i qytetarit: Nuk ndihmoi invalidin sepse nuk votoi PS

Malësi e Madhe/ Gjendet e pajetë në liqen një e moshuar, çfarë dyshohet

“Ai është një mënyrë tjetër e bukur për të qenë”/ Prefektja e Korçës prek me fjalët për djalin e saj me autizëm





