Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Ngjarje e rëndë në Tropojë gjatë natës, 26-vjeçari qëllon me armë dy të rinj. Policia jep detaje

P
Piranjat11 April 2026, 10:56 · 1 min lexim
Ngjarje e rëndë në Tropojë gjatë natës,

Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të dy shtetasve, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas, më datë 10.04.2026,  rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.